Standard.al

“Streha prej ku do të buronte dija.” Harrohet “Bashkimi” i Shkodrës

0

Shtëpia fare pranë katedrales së Shkodres do të ishte streha prej ku do të buronte dija, e nga ku doli edhe një alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe.

120 vite më parë në Janarin e 1899-es, në qytetin e Shkodres u krijua shoqëria gjuhësore – letrare “Bashkimi”, me nismëtar abatin e Mirditës imzot Preng Doçin.

Bashkëthemelues qenë klerikët katolikë: at Gjergj Fishta, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Imzot Dodë Koleci, Dom Ndoc Nikaj, Dom Mark Shllaku dhe At Pashk Bardhi.

Nikë Ukgjini, studiuesShoqëria “Bashkimi” ka një rol të pazëvendësueshëm.

Por ky përvjetor kaloi pa vëmendjen e merituar.

Banesa karakteristike ku lindi dhe u frymëzua ky kontribut kombëtar po shkon drejt shembjes.

Një vit më parë ish ministrja e kulturës Mirela Kumbaro pasi e vizitoi nga afër dha lajmin e shpalljes monument kulture. Por prej asaj dite e deri më sot asgjë nuk u bë më shumë.

Studiuesi Ukgjini i qëndron idesë të kthimit të saj në një muze që do të kishte vlera të veçanta historike por edhe arkitekturore.

UkgjiniJemi në proces që të shpallet muze dhe të bëhet një vend ku studiuesit dhe udhëtarët të vijnë ta shohin këtë copëz të kulturës tonë.

Në 3 dhjetor të 2018-s, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi i dërgoi për këtë çështje një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon kthimin e saj në muze.

Deri më tani nuk ka patur një reagim nga ana e kryeministrit, ministrisë së kulturës apo institucioneve të varësisë në Shkodër mbi fatin e kësaj ndërtese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.