Për Spalletti-n humbja është e papërfillshme: Për mua nuk ndryshon asgjë….

0
127

Interi ka harruar të shënojë. Dhe kur nuk shënon, nuk ke si fiton ndeshjet.

Skuadra zikaltër është mposhtur nga Bologna 1-0 në “San Siro” dhe është zhytur në krizë pas tre ndeshjeve pa shënuar, dy humbjeve dhe një barazimi. Pa harruar eliminimin nga Lazio në Coppa Italia.

Pas ndeshjes, Luciano Spalletti foli për Sky Sport: “Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, ndërsa për të tjerat, do ta analizoj ndeshjen të hënën në mëngjes përpara ekipit.

Jemi të frikësuar. Kur ti humb një rast dhe kundërshtari shënon, gjithçka bëhet më e vështirë. Nëse nuk ke një karakter të fortë, si historia dhe stadiumi i këtij klubi, atëherë do të vuash. Duket qartë që ka diçka që na mungon, të tjerët luftojnë më tepër se ne.

Vërshëllimat? Kam gjithë jetën që jetoj me to. Kur paguan për biletën, pret të shohësh diçka tjetër, sidomos nga një ekip me emrin Inter.

E ardhmja ime? Për mua nuk ndryshon asgjë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here