‘Një stimul i ri që digjet pranë jush.’ Zbuloni horoskopin e muajit shkurt, 2019-të

0
103

Horoskopi për muajin shkurt.

DASHI
Provat me të cilat ju ballafaqoi viti 2018, pak a shumë nga gushti e tutje, ishin shumë të vështira, disa madje edhe më shumë se forca juaj, kanë qenë probleme fizike, ankth dhe gjithçka që buron prej tij. Së fundmi me ardhjen e vitit 2019 situata është stabilizuar të paktën, gjërat fillojnë të kthehen në vendin e tyre dhe në fakt ju keni qenë të zotë, keni pritur me një qetësi relative deri sa stuhia të kalonte.

PUNA: Një qiell i bukur që nga shkurti, një qiell me ngritje që mund t’ju lejojë perspektivë më të madhe, një situatë të favorshme, por tani duhet të menaxhohet me qetësi. Për shembull, disa të shenjës tuaj ndoshta vijnë nga një ndryshim i papritur, që mund të jetë një lëvizje, një rol i ri, një ndryshim i qytetit, shkurt, diçka që ju ka zhvendosur. Pra, edhe nëse rastet do të jenë të denjë për t’u shënuar, ju ende ju këshillohet një dozë e lehtë kujdesi.

DASHURIA: Diçka nuk shkon, ndoshta ka shumë diskutime, ndoshta ju keni qenë ata që i keni shkaktuar. Partneri ose partnerja nuk beson më shumë, dhe është koha që ju të bëni diçka për të rikuperuar marrëdhënien nëse jeni me të vërtetë të interesuar. Këshilla e shkurtit është të mahnisni, të tregoni të gjitha anët tuaja të lidhura me. Një qiell i takimeve rastësore dhe emocionuese për ata që janë të vetëm, jini energjikë dhe kjo do të favorizojë marrëveshjet. Shkurtimisht, një shkurt “i shkurtër por intensiv”, më pas vendosni ju se sa kohë doni t’i zgjasni gjërat, por ndoshta është mirë të flitet më qetësisht në mars.

Afërsi zodiakale: Demi, flakë dhe shkëndija, ju jeni të dy në një moment emocionesh të forta.

Fjala e shkurtit: Karburant.

Dita më e mirë: 12 shkurt.

DEMI
Asnjë dem nuk mund të jetojë marrëdhënie përgjysmë, dhe në qoftë se e bën, është duke bërë gjoja, në zemrën e atyre që kanë lindur në këtë shenjë ekziston gjithmonë nevoja dhe dëshira për të mbyllur rrethin, kjo është e vërtetë për gratë dhe për burrat, edhe pse në mënyra të ndryshme. Nga fundi i 2019 shumë siguri ishin zbehur, pothuaj keni ndjerë tokën t’ju rrëshkasë nën këmbë, dhe ndoshta keni luftuar të rekuperonit atë që mundej të rekuperohej. Disa e kanë bërë, të tjerët jo, gjëja e rëndësishme është që të ketë arritur vetëdije më të madhe nga ngjarjet e kaluara.

PUNA: Në përputhje me janarin, ky shkurt tregon një prirje pozitive – por vetëm pak. Në kuptimin që hap pas hapi shkoni përpara, por jo me atë ritëm që prisni. Prandaj, këshilla është që të mos lëshoheni në zhgënjim i dashur dem, ju keni një qiell të bukur nga pikëpamja e marrëdhënieve profesionale. Përfitoni nga kjo, përpiquni të merrni pjesë në mjediset e duhura, vendet motivuese dhe që nga pranvera, dielli që është ende pak i zbehtë do të bëhet i ndritshëm.

DASHURIA: Një janar shumë më poshtë pritshmërive tuaja ndoshta ju vë në një pozitë për ta vënë partnerin tuaj përpara një zgjedhjeje të rëndësishme. Pavarësisht se si shkoi, gjëja e rëndësishme tani është metabolizimi i asaj që ndodhi dhe bazuar në këtë përpjekje, të korrigjoni rrugën. Ju nuk mësoni gjithmonë nga përvoja, ose ndoshta e vërteta është se ju duhet të bëni gabime para se të veproni siç duhet. Disa prej jush që janë vetëm, e bëjnë sepse kanë menduar që të shijojnë këto muaj, të tjerë që janë në kërkim të shpirtit binjak, do të ketë shanse shumë të mira në fund të muajit.

Afërsitë zodiakale: Dashi, kjo është ajo marrëveshje që ju bën të rifilloni fuqishëm, me ata që do të qëndrojnë pranë jush.

Fjala e shkurtit: Kokëfortësi.

Dita më e mirë: 23 shkurt.

BINJAKET
Jeni më mirë, shumë më mirë se sa në vitin 2018, rruga nuk është më e përpjetë dhe ju duhet të keni filluar tashmë të shihni kënaqësitë e para që nga janari. Diçka, sidoqoftë, ende ju shqetëson, diçka e pashprehur, diçka që po përpiqeni të lini mënjanë, por që herë pas here del, mund të jetë ndarje nga ndonjë ish, një zhgënjim djegës ose një shkarkim i padrejtë, pra një sfond që ju kufizon në të tashmen. Megjithatë çdo ditë buzëqeshni dhe çdo ditë u jepni gëzim atyre që janë përreth jush, situata do të rregullohet, për sa kohë që keni durim dhe kohë për t’iu kushtuar vetes.

PUNA: Konteksti profesional ende mund të përmirësohet, por për shumë prej jush, shkurti do të thotë stabilizimi i një kontrate, garanci e një perspektive më afatgjatë. Merrni më të mirën e asaj që do të ofrojnë këta muaj (por në thelb e kotë të thuhet, sepse kjo është pjesa më e mirë e juaja). Shanse të mira për kthesat në karrierë në mars ose prill, duhet të jeni të durueshëm.

Afërsitë zodiakale: Virgjëresha, ju do të jeni në gjendje të kompensoheni, dhe kjo është një periudhë kur të dy keni nevojë për ekuilibër.

Fjala e shkurtit: Ringjitja.

Dita më e mirë: 7 shkurt.

GAFORRJA
Të dashur miq të Gaforres, janë javë që rrini aty në një cep duke menduar rreth diçkaje, ndoshta një episod mjaft i largët, një ndarje që ju nuk keni arritur të kapërceni dhe kështu po shtrëngoni veten me pyetje si: çfarë do të ndodhte nëse në vend që të veproja kështu, të veproja ndryshe? Por, siç thonë, është e kotë të qani për qumështin e derdhur, nuk është e sigurt që keni vepruar për më të mirën, e vetmja siguri që keni është se nuk mund të ktheheni mbrapsht. Forcë dhe guxim, pra, jini pak më tolerantë ndaj vetes.

PUNA: Duke qenë se nuk jeni në më të mirën e fuqisë suaj mendore, edhe puna nuk jep kënaqësinë që duhet. Për shembull, ata që kanë një profesion në kuzhinë nuk mund të krijojnë, ata që punojnë me fëmijët janë bërë intolerantë, me pak fjalë, vështirësitë vijnë nga brenda, sepse në të vërtetë qielli nuk është aspak i frikshëm. Mundohuni për disa javë që të përqendroheni shumë intensivisht në pjesën e profesionit tuaj që doni më shumë.

DASHURIA: Për shkak të kësaj brishtësie të përkohshme, të gjitha shqetësimet tuaja i projektohen partnerit, në kuptimin që ju jeni bërë më xhelozë, pak obsesivë dhe kjo gjeneron shumë probleme në nivelin e çiftit, veçanërisht nëse keni të bëni me një shenjë ajri, një nga ato shenja për të cilat liria vjen e para. Shkurti do të kalojë, sidoqoftë, këshilla është të përpiqeni të zbutni një sërë vështirësish të brendshme që do të shfaqen, dhe për ata që janë vetëm këshilla është të shtyjnë stabilizime të mundshme përnë mars.

Afërsia zodiakale: Peshqit, një shenjë e ujit si ju, të aftë për të kuptuar ato melankoli të fuqishme.

Fjala e shkurtit: Psherëtimë.

Dita më e mirë: 27 shkurt.

LUANI
Ja edhe një stimul i ri që digjet pranë jush. Diçka po materializohet në fushën e ndjenjave, mund të jetë një afrim me të dashurin ose një pasion që gjendet për dikë ose për disa, shkurti do të jetë muaji i vërshimit të lajmeve, do t’ju shohë të buzëqeshur, madje edhe më të pajtueshëm me të tjerët. Ky ndryshim sigurisht më shumë sesa prej jush, vjen për shkak të një takimi të veçantë që ju do të bëni dhe që do t’ju zbulojë motivimin e kaq shumë pritjeje. Një muaj i madh dhe me shkëlqim, ashtu si ju pëlqen juve!

PUNA: Muajt e fundit janë të mundimshëm, sepse janë plot angazhime të reja, përparim në karrierë, sfida të mëdha. Tani situata është më e qëndrueshme, konfirmimet për ju kanë mbërritur, ndoshta organizimi i vendit ku punuar është tashmë më i pëlqyeshëm për ju. Ju e dini që luanët duan të merren me njerëz si vetja e tyre, njerëz për të luftuar në një mënyrë pozitive dhe konstruktive. Ata që po kërkojnë mundësi të reja kanë gjithashtu një qiell të favorshëm, sepse jo vetëm do të jenë të pranishme, por edhe do t’i gjeni në sektorin që preferoni.

DASHURIA: Netët e ëmbla të Venusit janë aty për ju, pikërisht atëherë kur kishit vendosur t’i thonit stop jo marrëdhënieve, por ndjesisë së rrahjes së zemrës suaj. Por jeta është kështu, di të na befasojë, pikërisht kur ulim barrierat e mbrojtjes nga të tjerët, e kjo është edhe më e vërtetë kur kemi të bëjmë me ndjenjat. Tani qielli është i bukur, por ju duhet të kultivoni dhe të kujdeseni për atë që po lind, për ta ujitur pak nga pak në muajt e ardhshëm, madje edhe në pjesën e dytë të vitit, veçanërisht nga vjeshta.

Afërsitë Zodiakale: Akrepi, ata do t’ju japin këshilla që do t’ju ndriçojnë.

Fjala e shkurt: Ndjenja.

Dita më e mirë: 15 shkurti.

VIRGJERESHA
Përdorimi i mendjes është padyshim ajo që ju bën më mirë në jetë, ju e dini se si të programoni, nuk ju frikëson lodhja dhe kur vendosni të zhyteni në një projekt profesional, kolegët tuaj mund të jenë të sigurt për rezultatin e shkëlqyer. Ju e bëni këtë edhe sepse ndër gjërat që keni më për zemër, është vlerësimi që të tjerët kanë për ju. Natyrisht ky është një aspekt pozitiv i karakterit tuaj, por nga ana tjetër ju sjell në nivelin e marrëdhënieve për të ruajtur atë që keni në emër të qetësisë sociale, në vend që të luftoni vullnetarisht për të arritur atë që me të vërtetë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.

PUNA: Çdo gjë shkon mirë, ju keni përmbushur pritshmëritë dhe pavarësisht se përpjekjet janë të tepruara në krahasim me rezultatin, ju jeni të vetëdijshëm se keni vepruar mirë. Disa nga ata që janë lindur nën shenjën e Virgjëreshës, megjithatë, fillojnë të mendojnë për biznes të tyre, fillon të vërtitet nëpër mendje ideja që të largoheni nga punëdhënës sipas jush jo kompetentë dhe të investoni për veten tuaj. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të verifikuar nëse ky ishte vetëm një impuls, apo një simptomë e dëshirës për risi.

DASHURIA: Shkurti paraqet një sfidë, që është të “përpiqemi t’u kërkojmë atyre që nuk janë në gjendje të na dëgjojnë në këtë moment”, kjo do të thotë të guxosh, do të thotë të shkosh përtej zonës së zakonshme të rehatisë dhe të përpiqesh të kuptosh nëse ka diçka më emocionuese. Nuk është e thënë që në një moment të mos ju lindë dëshira të ktheheni pas, do t’ju takojë ju të kuptoni nëse është dëshira apo frika nga e panjohura.

Afërsitë Zodiakale: Binjakë, paqëndrueshmëria e kësaj shenje ju tërheq.

Fjala e shkurtit: Vendosmëria.

Dita më e mirë: 18 shkurt.

PESHORJA
Një qiell me disa re në pjesën e parë të muajit, sepse projektet që keni dhe të cilat kërkojnë hapa të mëdhenj përpara janë të mëdhenj dhe ambiciozë, duke shkaktuar pak stres. Peshorja e do harmoninë dhe gjithashtu një sasi të mjaftueshme të kohës së lirë, për t’iu kushtuar dashurisë dhe përtacisë, por shkurti nuk e lejon këtë, sepse rrezikoni të hyni në telashe. Këshilla është që të mbani mend se përse e gjeni veten në këtë situatë dhe të kujtoheni për angazhimet që keni marrë nga mesi i vitit 2018 për të arritur deri këtu. Nuk është koha për të ngadalësuar apo edhe hequr dorë.

PUNA: Ju bëhen kërkesa, ju keni afate të vonuara, nga fjalët po kalohet shumë shpejt tek faktet dhe për fat të keq nuk mund t’i kuptoni aspektet pozitive për momentin, por shihni vetëm ankthin dhe stresin që rezulton. Ata që janë në kërkim të punësimit do të luftojnë për shkak të pengesave dhe burokracisë së tepruar, ju do të keni mbështetje të përgjithshme rreth jush. Kini besim, megjithatë, sepse nëse me qëndrueshmëri ju do t’u përmbaheni të gjitha angazhimeve, do të keni një pranverë të shkëlqyer.

DASHURIA: Kërkoni tek partneri një sërë konfirmimesh dhe çdo shenjë largimi për ju bëhet më e madhe se sa është në të vërtetë. Kushtojini vetes disa momente vetmie, do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet që në shkurt kanë qenë pak në krizë. Ata që janë vetëm nuk kanë një dëshirë të madhe për të takuar njerëz të rinj dhe kjo i fut në një gjendje të trishtimi. Ndonjë mbrëmje jashtë do të lehtësojë gjendjen e keqe, në pritje të muajve kur do të lulëzoni sërish.

Afërsitë zodiakale: Ujori, sa i afërt, aq edhe i largët, bashkë do të ndiqni horizonte të reja.

Fjala e shkurtit: Angazhimet.

Dita më e mirë: 22 shkurt.

AKREPI
Më pak të zhytur në mendime se sa në fillim të vitit, ata që kanë lindur nën shenjën e Akrepit kanë në anën e tyre forcën dhe vetëdijen ekstreme të projekteve në të cilat ata kanë besuar që nga viti 2018. Edhe pse ka ende re në qiell, shkurti do t’ju habisë dhe mes ulje-ngritjeve do t’ju japë një sërë rrethanash të paparashikuara e të rastësishme, afrimesh dhe argëtimesh, për të cilat në tërësi, mund ta konsideroni veten me fat. Ju e dini se si të merrni më të bukurën e gjërave që do të ndodhin.

PUNA: Ingranazhet funksionojnë, ju i keni vajisur shumë mirë, kështu që në këtë muaj ju gjithashtu mund të merreni me pjesët më kreative dhe afatgjata të profesionit tuaj. Për Akrepët është e vështirë të heqin dorë nga mbajtja e gjithçkaje nën kontroll, duke përfshirë kolegët, dhe kjo mund të krijojë ankthe dhe keqkuptime. Për ata që kërkojnë një mundësi për të punuar shumë, muajt e ardhshëm do të jenë themelorë, por është mirë të filloni të orientoheni që tani.

DASHURI: Në marrëdhënien tuaj partneri ose partnerja janë pika referimi të qëndrueshme, ku j udrejtoheni edhe për gjëra të vogla të përditshme. Ky qëndrim me siguri ka marrë një farë sprinti nga marrëdhënia dhe e ka lënë atë të konsumuar. Varet nga ju që të reagoni dhe të vendosni nëse është e përshtatshme të rekuperoni dhe pastaj të përpiqeni të jeni më të dashur, të angazhuar dhe joshës me partnerin ose të hiqni dorë dhe të lejoni marrëdhënien të marrë një kthesë tjetër. Ata që janë vetëm do të tentojnë të izolohen për disa ditë dhe pastaj të kthehen në mars me një talent dhe një gëzim të jetës aq të pazakontë.

Afërsia Zodiakale: Luani, së bashku do të shkëmbeni mendime që do të përmirësojnë javët e ardhshme.

Fjala e shkurtit: Pushim.

Dita më e mirë: 26 shkurt.

SHIGJETARI
Lërini mënjanë për momentin të gjithë njerëzit rreth jush të cilët nuk janë në gjendje t’ju mbushin me frymën e iniciativës. Për ju, shkurti është një muaj i rëndësishëm për të ndërtuar themelet e ndërtesës ku do të jetoni – figurativisht – në vitet e ardhshme. Pra, armatosuni me të gjithë përqendrimin që keni në dispozicion dhe kushtojani këto ditë projektimit të një të ardhmeje të afërt: kë doni në anën juaj? Çfarë do të bëni? Cilat do të jenë ngjyrat e mureve tuaja? Cili triko do të vishni në ditën e ndryshimit?

PUNA: Një qiell i bukur që nga shkurti, do të vijë një shpërblim, një mirënjohje, një notë shumë e lartë për një provim (për ata që studiojnë në universitet), pra do të hidhni një hap vërtet të rëndësishëm për të arritur një qëllim që keni vendosur prej vitesh. Kjo ju mbush natyrshëm me gëzim dhe do të jeni në gjendje të rrezatoni inteligjencë nga të gjitha poret, do të jetë kjo klimë e konfirmimeve dhe kënaqësive që do ju shtyjë drejt elaborimeve të reja të jetës suaj.

DASHURIA: Në sajë të rezultateve të mëdha që angazhimi juaj ka prodhuar në fusha të ndryshme të jetës, tani të gjitha çështjet sentimentale mund të analizohen me një qetësi të re. Marrëdhëniet më të gjata do të testohen nga energjia juaj e tejskajshme: a do të jetë në gjendje partneri ose partnerja të qëndrojë në ritmin tuaj, si fizik ashtu edhe mental? Një qiell i bukur për ata që janë vetëm, shumë prej jush do të ftohen në festa dhe ngjarje interesante, shkoni atje dhe argëtohuni, e meritoni!

Afërsia Zodiakale: Bricjapi, mprehtësia e tyre dhe dëshira juaj për të bërë mirë, do të jetë një përzierje shpërthyese.

Fjala e shkurtit: vitaliteti.

Dita më e mirë: 4 shkurt.

BRICJAPI
Më në fund mbërritëm në shkurt, pas përplasjeve rraskapitëse të muajve të fundit, në horizont ka një muaj perspektivash dhe risish në të gjitha frontet, jo tamam një rilindje, sepse në realitet Bricjapët gjithmonë vendosin shumë më përpara hapat e ardhshëm, por mund të flasim me siguri për rigjenerim. Kjo shenjë e tokës ka si prioritet stabilitetin e saj, si ekonomik, miqësor dhe sentimental, është e vështirë të ndiqni përvoja të pakuptimta për të plotësuar kohën e vdekur, por pothuajse çdo gjë që bëni ka një kuptim dhe një qëllim të saktë. Me siguri Bricjapët janë strategë, dhe tani që ata e dinë se taktikat e tyre kanë funksionuar, mund të gëzojnë rezultatet.

PUNA: Vlera juaj është e njohur dhe intuita juaj është forcuar, ata përreth jush kanë pak dyshime: ju jeni personi i duhur në vendin e duhur. Ju jeni shumë “atraktivë” në tregun e punës dhe kjo do t’ju sjellë oferta dhe propozime të shumta, detyra juaj e vështirë është që të kuptoni se ku të përqëndroheni. Nevoja që do të keni në shkurt do të jetë ajo e rritjes së pagës, si njerëz jashtëzakonisht të palëkundur dhe të vetëdijshëm për vlerën e tyre, tani ju pretendoni atë që meritoni. Paraja është e rëndësishme për ju, që të jetoni në paqe dhe ngushëllim, duke ju lejuar t’i kushtoheni aktiviteteve që doni.

DASHURIA: Duke pasur parasysh ndjenjën e madhe të sigurisë që ju përshkon, më në fund jeni gati për t’iu kushtuar ndjenjave, me gjithë inteligjencën që ju jeni të aftë, pa shumë zhurmë, por duke mbajtur parasysh se personi që keni bërë për vete kohët e fundit është ai që prej muajsh ka qenë në zemrën tuaj. Ju prisnit për t’u rikthyer me siguri më të madhe dhe tani që keni rezistuar, do të jetë pothuajse e pamundur.

Afërsitë Zodiakale: Shigjetari, mirëkuptimi i duhur.

Fjala e shkurtit: Kënaqësi.

Dita më e mirë: 15 shkurt.

UJORI
Ujorë të dashur sa dëshirë për të ikur, që keni në këtë periudhë! Për muaj të tërë ju keni vendosur të kushtoni veten tuaj, në një udhëtim ose një fundjavë larg për të vizituar vende të reja. Shkurti është koha e duhur për të vazhduar në këtë drejtim, sepse kush më mirë se ju e di, që ëndërrimi është kripa e jetës. Ndaj këshilla e muajit është qët ë rrethoheni me miq të sinqertë, që dinë të mirëpresin me entuziazëm të gjitha nismat tuaja dhe me të cilët do të ndani përvoja të paharrueshme. Në horizont ka edhe festime për një sukses të fundit, i juaji ose i dikujt që është veçanërisht i afërt me zemrën tuaj. Me pak fjalë, qielli është i qartë, ndaluni dhe shihni Diellin.

PUNA: Kohët e fundit ju keni hequr disa guralecë nga këpucët, dhe përderisa jeni tipa hakmarrës, kjo ju ka sjellë një kënaqësi të konsiderueshme, e cila ende ju pushton. Lidhja juaj me mallra dhe para materiale është mjaft e rastësishme, ajo që dëshironi nuk është aq ekonomike, se sa mirëqenia shoqërore dhe ajo e marrëdhënieve, ju doni të “ecni gjithmonë me kokën lartë”. Tashmë që nga fundi i vitit 2018 të gjitha këto po ndodhin, përfitoni nga muaji shkurt për të hedhur themelet për horizonte të reja profesionale, shumë të favorizuara aktivitetet, madje edhe për të rinjtë.

DASHURIA: Siç e themi shpesh miqtë e Ujorit preferojnë miqësinë në vend të dashurisë, dhe në çdo rast një dashuri të thjeshtë dhe jo ato gjëra me lotime. Shkurti do të jetë një muaj shumë i favorshëm për ata që janë vetëm, që do të bëjnë për vete dikë me të vërtetë tërheqës/e, falë hirit të tyre të rilindur dhe dëshirës për t’u përfshirë. Një muaj shkeljesh të ëmbla dhe fantazish të padëmshme. Për ata që janë në çift rekomandohet një udhëtim i këndshëm me shumë miq.

Afërsitë Zodiakale: Peshorja, disa momente së bashku për të shmangur realitetin.

Fjala e shkurtit: Zhvendosje.

Dita më e mirë: 4 shkurt.

PESHQIT
Diçka që ndodhi rreth dhjetorit ju lë ende të hutuar, ka disa muaj që një person i dashur për ju nuk ju jep konfirmimet që dëshironi, një marrëdhënie mund të ketë pësuar një çarje dhe ju thjesht nuk mund ta pranoni këtë. Një shenjë e mirë e ujit, një ëndërrimtar dhe i zhytur në fantazitë e tij, do të kaloni një shkurt plot fluturime mendore që do të kompensohen nga një racionalitet i fortë në punë. Ju do të alternoni momentet e ëmbëlsisë ndaj të tjerëve, me momente ku do dominojë një agresivitet i çuditshëm, ulje-ngritjet e humorit nuk janë tipike tuajat dhe kjo do t’ju bëjë mjaft të dyshimtë.

PUNA: Konsolidohet marrëdhënia me ndonjë shef dhe në përgjithësi me eprorin tuaj, puna që keni bërë deri më tani shkon absolutisht në drejtimin e duhur. Por ju doni më shumë, ju jeni duke kërkuar disa kënaqësi profesionale, por nuk jeni ende në gjendje të kuptoni se çfarë saktësisht. Për të mos rrezikuar vërtitjen më kot për tërë muajin, këshilla është që të shtyni për në muajt mars dhe prill analizën tepër komplekse dhe të merrni shkurtin ashtu siç vjen.

DASHURIA: Marrëdhëniet janë pak të lodhura, pavarësisht përpjekjeve tuaja për të kërkuar mundësi për rinovimin e çiftit, gjithçka duket mjaft e sheshtë dhe rutinë. Ju jeni një shenjë që dashuroni gjithmonë si ditën e parë, ju jeni vazhdimisht duke u përpjekur për të përmirësuar jetën e partnerit tuaj, shpesh ju jeni duke u dhënë atyre të gjitha rehatitë e nevojshme për një jetë në mirëqenie. Pra, disa shqetësime në shkurt për ata që janë në çift por edhe për ata që janë vetëm, sepse do ta gjejnë veten me takime nën pritshmëritë e tyre. Pak durim!

Afërsia Zodiakale: Gaforrja, ju do të ndani gëzimet dhe dhimbjet.

Fjala e shkurtit: Ritëm.

Dita më e mirë: 19 shkurt.

/GazetaExpress/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here