Urgjente, nenet që duhen fshirë nga ligji! ‘Meqë Ministrja ishte pak e turbullt, t’i tregojmë se ku janë problemet!’

0
111

Pedagogu Ervin Goci ka publikuar në rrjetin soacial facebook, nenet që sipas tij duhet të eliminohen nga ligji i Arsimit të Lartë.

Statusi:

Nenet qe duhen fshire nga ligji..tani, me urgjence..meqe Ministrja ishte pak e turbullt se ku jane problemet me ligjin ..

1. Të gjitha nenet e kapitullit XII (nenet 118-123), që parashikojnë kthimin formal të diplomoreve private në universitete publike të pavarura dhe u mundësojnë të konkurrojnë për fonde publike.

2. Nenin 107, që parashikon konkurrencën financiare midis universiteteve dhe i hedh ato në një gjendje permanente pasigurie ekonomike. 3

3. Nenin 12, pika 4, ku parashikohet subvencionimi i diplomoreve private me fondin e studentëve ekselentë.

4. Nenin 113, ku parashikohet subvencionimi i diplomoreve private përmes fondit të kërkimit shkencor.

5. Nenet 47-56, ku flitet për organizimin administrativ të universiteteve.

6. Nenet 37, 39 dhe 42, ku përcaktohet pesha e votës studentore në zgjedhjen e anëtarëve të senatit, rektorit dhe dekanit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here