Banorët e ‘Astirit’, lëkundin ambasadat: Mos bëni sehir por shikoni se ç’po bën qeveria…

0
117

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë.

Kryeministri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës të anullojnë projektin, këto kanë qënë thirrjet e banorëve nga Unaza e Re.

“Prona është vetë jeta për njeriun por këta që janë në pushtet nuk duan t’ia dinë për pronat e qytetarëve të zakonshëm sepse të tyret nuk ua prek njeri”, – tha njëri prej protestuesve

Ata u bëjnë thirrje ambasadave duke iu kërkuar që të jenë më aktive në mbështetje të qytetarëve.

“U bëjmë thirrje ambasadave që rrijnë e bëjnë sehir që të dalin në mbështetje të shqiptarëve, të shikojnë se çfarë po bën qeveria dhe ky palo kryeministër dhe të mos komentojnë pastaj arsyet se përse ikin shqiptarët nga vendi i tyre”.

“Unaza e Re nuk do resht së protestuari deri në arrestimin e atyre që kanë kryer afera korruptive me këtë projekt,” – u shprehen banorët.

Protestës së tyre i janë bashkuar si edhe ditët e tjera edhe përfaqësues të opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here