Zgjedhje të reja! Ramush Haradinaj përfiton…

0
126

Vendosmëria e kryeministrit Haradinaj për mosheqjen e taksës ndaj Serbisë që po merr përkrahje edhe nga partneri i koalicionit Nisma, mund t’i kushtojë me rrëzim të Qeverisë.

Për njërin prej udhëheqësve të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe nuk mund t’i prishë raportet Kosovë – SHBA edhe pas presionit që po bën kjo e fundit.

Për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë Haradinaj, ku partner koalicioni është Nisma, Krasniqi thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve. Jakup Krasniqi komenton edhe përplasjen Thaçi – Haradinaj, për Gazetën Express
Vendosmëria e kryeministrit Haradinaj për mosheqjen e taksës ndaj Serbisë që po merr përkrahje edhe nga partneri i koalicionit Nisma, mund t’i kushtojë me rrëzim të Qeverisë. Por edhe nëse do të ndodhë kjo, Jakup Krasniqi thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve. Ai thekson se kësaj situate duhet t’i frikësohen ata që nuk e kanë gatishmërinë për t’i mbrojtur interesat e vendit. Në këtë situatë më së shumti do të fitojë Ramush Haradinaj, thotë ai.

“Ndoshta edhe mund të ndodhë, por nga kjo askush nuk mund të fitojë më shumë sesa Ramushi. Ne nuk e kemi asnjë arsye që t’u frikohemi zgjedhjeve të reja. Le të frikësohen të gjithë ata që nuk po e kanë gatishmërinë për t’i mbrojtur interesat e shtetit e të kombit! Po sekush duhet të mendojë për interesin e vendit e kombit e jo të pushteteve personale”, tha Krasniqi në një bisedë për Gazetën Express.

Krasniqi vlerëson se taksa nuk i prish raportet SHBA – Kosovë. Ai thotë se presioni amerikan duhet të drejtohet nga Serbia pasi, sipas tij, ata janë shkaktari i të këqijave në Evropë.

“Taksa nuk mund ta prishë partneritetin me SHBA-në, ajo po i prish raportet e atyre që nuk janë të gatshëm të vendosin politika reciprociteti më Serbinë e disponuar armiqësisht, me ata që luftojnë për t’i mbrojtur interesat e shtetit e të qytetarëve tanë. Presioni duhet të drejtohet ndaj Serbisë, pasi ajo është shkaktari i të gjitha të këqijave në Evropë”, u shpreh Krasniqi.

Jakup Krasniqi e ka komentuar edhe përplasjen virtuale mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj. Raportet u acaruan edhe më shumë gjatë vikendit kur Thaçi shkroi se bora do të shkrihet por shpreson të mos bëhet skllotë, kjo deklaratë erdhi pasi Haradinaj ishte shprehur se bora do të shkrihej dikur.

Për këtë, Krasniqi tha se Haradinaj është në krye të detyrës që duhet mbështetur fuqishëm.

“Kryeministri Haradinaj është në krye të detyrës e përgjegjësive të tij kushtetuese, për çka duhet mbështetur fuqishëm. Drejtuesit e shtetit duhet të jenë në krye të përgjegjësive të tyre kushtetuese”, përfundoi ai.

Ende nuk dihet nëse kjo Qeveri i ka ditët e numëruara në pushtet. Sot liderët shtetërorë kanë zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas të cilit Ramush Haradinaj tha se këtë javë mund të ndodhin zhvillime. Ndërsa Hashim Thaçi e quajti takim të zakonshëm duke shtuar se nuk ka agjendë as individ qe e prish miqësinë e Kosovës me SHBA-në./gazetanewborn

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here