Vokshi përplaset me Ministren e Arsimit: Pakti për Universitetin është mashtrim….

0
146

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Medias Ministrja e sapo emëruar e Arsimit, Besa Shahini tha se është kundër propozimeve për ndryshimet ligjore të arsimit të lartë. Përpara deputetëve, ajo tha se të gjitha kërkesat e studentëve janë adresuar në Paktin për Universitetin dhe nuk ka nevojë për ndryshime në ligj.

Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se me këto deklarata, ministria pranoi se nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve.

“Atëhere ju po pranoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që prenuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave.  Ju po pranoni që  pakti është një mashtrim” tha deputetja demokrate Vokshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here