Mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005! Ja si u ekzekutuan Sokol Çapja dhe Fadil Mema

0
124

Të maskuar dhe të armatosur me arsenal të rëndë, ata i kërkojnë të pranishmëve të largohen nga lokali. Më pas I drejtohen tavolinës ku ndodhej bizesmeni duke derdhur mbi të breshëritë e automatikut. Vetëm kur viktima u rrëzua në tokë, ata lajnë larguar të qetë, me një makinë që I priste në hyrje të lakoalit. Asnjë prej të pranishmëve nuk mundi të identifikonte autorët, ndërsa Sokol Çapja ndërroi jetë gjatë trasportimit të tij në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit 2005 Sokol Çapja, shkoi si zakonisht në lokal “Acquario”, në rrugën Rinia në afërsi të korpusit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

 Pronari i kompleksit gjigand “Univers” po argëtohej nën shoqërinë e dy mikeshave të tij, në local janë futur katër persona.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti 22 gëzhoja e tre predha, ndërkohë që dyshimet e para menjeherë ranë mbi si autrorë të kësaj ngjarje ranë mbi Dritan Sheme, Armand Hasani e Gentian Beqirin.

Kutia e pandorës hapet në Elbasan. Në qytet ndodhin një zinxhir vrasjesh, shumica e të cilave ende të pa zbardhura nga drejtësia.

Dritan Sheme dhe pse ishte një ndër të dyshuarit kryesor të vrasjes së Sokol Çapja nuk u arrestua kurrë nga policia.

Menjeherë pas ngjarjes, 32 vjeçari u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Vetëm pas një viti nga ekzekutimi i pronarit të kompleksit “Univers”, Sheme u ekzekutua në afërsi të banesës së tij në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Policia dyshonte se për gjetjen e Shemes autorët kishin mbajtur në mbikqyrje të dashurën e 32 vjeçarit, e cila pa dashje zbuloi dhe vendstrehimin e tij. Dritan Sheme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ndërkohë që autorët u zhduken pa lënë gjurmë në lagjën, aso kohe krejtësish informale dhe në errësirë. Sot e kësaj dite ende nuk janë zbuluar autorët dhe motive e ekzekutimit të 32 vjeçarit.

Por ngjarjet e vrasjeve nuk ndalen këtu.

Në maj të vitit 2007 vritet në qendër të e Ebasanit Ardian Ibrahimi, kunati i Fadil Memes, i cili pas vrasjes së nipit të tij, Dritan Sheme ishte fshehur.

Aso kohe, policia dyshonte se mes Sokol Capjes dhe Fadil Memës, atë kohë shef I qarkullimit rrugor, kishte konflkte që degjeneronin në bllokime makinash apo dhe debate verbale.

Pas këtyre ngjarjeve ish polici i qarkullimit rrugor largohet për në Itali, ku bashkë me familjen e tij vendoset në qytetin e Torinos.

Pas një viti që ndodhej në shtetin fqinj Fadil Memës i bëhet një atent ku edhe pse plagoset rëndë, shpeton. Policia italiane deklaroi si autor të dyshuar të vrasjes një shtetas me emrin Arzen nga Cërriku.

Por ish shefi i qarkullimit rrugor i kishte ditët e numëruar.

Ish-polici i cili jetonte duke shitur gazeta, teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën Fadil Memës.

Ngjarja sërish ktheu vemendjen në Elbasan.

I biri i viktimes akuzoi familjen Capja per vrasjen e ish policit, autorët e së cilës nuk u zbuluan kurrë.

Ndërkohë Elbasani numëronte viktimat e një beteje ku palet duket se dilnin hapur./Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here