‘Zhduket’ pa lënë gjurmë. Klubi prish kontratën me mesfushorin

0
97

Pak ditë para zhdukjes së Emiliano Sala, i cili akoma nuk është gjetur, ishte mesfushori i Augsburg, Caiuby që kishte ikur pa lënë gjurmë. 

Megjithatë, pas 22 ditësh, Caiuby është bërë i gjallë, por ka qënë shumë vonë për të. Ai është lënë i lirë nga skuadra gjermane, me Administratorin e Deleguar të tyre, Stefan Reuter që ka deklaruar se problemet private të futbollistëve kuptohen, por sjelljet e 30 vjeçarit nuk tolerohen.

“Në thelb, ne sjellim të kuptuarit e problemeve private, por nuk mund ta kuptojmë sjelljen e përgjithshme të Caiuby dhe të tolerojmë. Me veprimet e tij ai dëmton FC Augsburg, dhe veçanërisht ekipin që e ka mbështetur atë, pavarësisht nga ndonjë sjellje e keqe”.tha Reuter për faqen në internet të klubit.

Caiuby kishte marrë leje për të kaluar pushimet e fundvitit në Brazil, por edhe pse leja ka përfunduar, ai nuk u kthye. Vendndodhja e tij u zbulua përmes një kamera të një vogëlushi brazilian, i cili e filmoi futbollistin në gjendje të dehur. Ky i fundit i kërkoi fshirjen e videos por një gjë e tillë nuk ndodhi. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Caiuby ka shkelur rregullat.

Gjatë verës ai u kthye shumë vonë në Augsburg, duke u dënuar me një gjobë. Në tetor, ai u dënua me një gjobë pesë shifrore, sepse ai po udhëtonte me tren pa biletë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here