Zgjidh një letër dhe mëso kush po punon kundër jush…

0
125

Për fat të keq, kur është fjala për hedhjen e një hapi, për një arsye a një tjetër, njerëzit nuk u binden ëndrrave të tyre dhe shtyjnë realizimin e ideve që kanë. Ata ankohen për mungesën e produktivitetit, të frymëzimit dhe fatit.

Përfundimisht, ata kënaqen me një jetë mediokër, arritje të nivelit të dytë dhe një sërë ambiciesh të parealizuara.

Megjithatë, nëse mund të përcaktoni se çfarë kërkoni, ju mund të jeni aktiv në jetën tuaj, dhe mund të jeni në gjendje të ndalni forcat që veprojnë kundër jush.

Zgjidhni një nga këto portrete kozmike për të përcaktuar se cilat forca negative po punojnë kundër jush:

Zvarritja

Që nga fillimi kur ideja juaj lind, filloni të shtyni pikënisjen e përmbushjes së saj për “kohë më të mira”.

Ju gjithmonë e mbani në mendje, por nuk veproni. Duket sikur po prisni ndonjë mrekulli.

Nuk do të ndodhë. Nuk ka kohë më të mirë për të ndërmarrë një veprim. Koha e duhur është tani.

Pasi të gjeneroni një ide, investoni pak kohë për të kryer një hulumtim të vogël dhe për të vërtetuar rëndësinë e saj. Sa më shpejt që të filloni të bëni diçka, aq më shpejt do të gëzoni rezultatet e punës tuaj të frytshme.

Asnjëherë mos lejoni të shtyni asgjë. Adoptoni zakonin e veprimit. Nuk ka shanse më të mira për të përmbushur idenë tuaj ose për të përfunduar detyrën aktuale. Koha më e mirë për veprim është tani.

Dyshimet

Kur mendoni shumë, zakonisht përfundoni me një numër të madh dyshimesh, që shpesh ju bëjnë të ndryshoni mendje. Të gjitha që nga statistikat, rrëfimet e miqve tuaj dhe madje edhe parashikimet e këqija të motit, bëhen lehtësisht një origjinë pasigurie.

Ju nuk duhet të shqetësoheni nga historia e dështimit të dikujt. Sepse, kjo ndodhi me dikë tjetër, jo me ju.

Ju nuk duhet të shqetësoheni nga këshilla e miqve tuaj. Zakonisht, ata nuk kanë asnjë ide për atë që po flasin.

Ju nuk duhet të shqetësoheni shumë nga rreziqet. Ju më shumë duhet të frymëzoheni nga mundësitë.

Mos dyshoni tek vetja juaj. Ju jeni më të zgjuar se sa mendoni dhe më të fortë se sa besoni.

Frika

Të gjitha këto dyshime të grumbulluara lehtë mund të shndërrohen në frikë. Kjo ndjenjë e pasigurisë në fund ju bën të keni frikë të hidhni hapin e parë.

Frika është ajo që ju paralizon dhe ju ndalon të veproni.

I vetmi ilaç që kuron frikën tuaj është veprimi. Vetëm nëpërmjet veprimit të sigurt mund të hyni në zonën tuaj të parehatisë dhe të zgjeroni zonën tuaj të rehatisë.

Frika është ajo që ju mban të tërhequr mbrapa. Çdo herë që ta shtyni takimin me frikën tuaj, automatikisht shtyni realizimin e ëndrrave tuaja. Duke hedhur hapin e parë drejt eliminimit të frikës tuaj, ju jeni tashmë në gjysmë të rrugës drejt realizimit të qëllimit tuaj.

Shpërqëndrimi

Shpërqëndrimi është padyshim një nga armiqtë më të këqinj të sipërmarrësve të rinj dhe fillestarë të sferave të ndryshme. Qëndrimi i fokusuar dhe i dedikuar është vendimtar gjatë punës në projekt. Çdo arritje ka të bëjë me vëmendjen dhe angazhimin.

Çdo herë që e kaloni vëmendjen te një tjetër objekt, përqendrimi juaj zhduket. Ju humbisni idetë dhe mendimet që kanë qarkulluar në kokën tuaj. Më pas duhet kohë e çmuar për të rivendosur plotësisht fokusin dhe për të rifilluar dhe punuar përsëri. Shpërqëndrimi thjesht ju vret produktivitetin dhe bën punën tuaj aspak cilësore.

E vetmja mënyrë për të qëndruar produktivë dhe të prodhoni vazhdimisht rezultate të cilësisë së lartë është që të mbeteni të përqendruar në rrjedhën aktuale të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here