“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe bekim ambasadash!” Manjani: Të fala reformës në (zh)drejtësi!

0
95

Sot anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Lulzim Hamitaj, është thirrur në prokurori që të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij, pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente e paraqitura.

Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.

Ky veprim i Prokurorisë është ironizuar sot nga ish-ministri i Drejëtsisë, Ylli Manjani.

 

Sipas Manjanit, “L. H. (Lulzim Hamitaj), anëtar i KPK (vettingut) thirret për të dhënë shpjegime për një akuzë, nga prokuroria që do vettohet prej tij!!!

“Karagjozë me mandat Kushtetues dhe me bekim ambasadash!.

 Të fala reformës në (zh)drejtësi!”, ironizon Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here