Ftesa që shkarkon Edi Ramën si ministër të Jashtëm. Zana Çela e atashuar me kapriçot e pushtetit

0
289

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela, ka përpiluar një ftesë të rezervuar për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për koncertin “Crescendo Musicale” që do mbahet në 3 shkurt dhe ku dirigjent do jetë Rafet Rudi. Por dilema qëndron në faktin se:

Kush është ministër i Jashtëm, Edi Rama apo Genti Cakaj? De jure, i dekretuar është Edi por de facto në karrigen e ministrit qëndron Genti.

Këtë mesa duket do ketë patur parasysh edhe drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Çela kur ka përpiluar një ftesë të rezervuar për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për koncertin “Crescendo Musicale” që do mbahet në 3 shkurt dhe ku dirigjent do jetë Rafet Rudi.

Detajet duken të parëndësishme, por ftesa ministrit të ri i është adresuar në çift, sigurisht jo me qëllimin për të ardhur në shfaqje me kryeministrin si partner meqënëse të dy edhe janë edhe nuk janë ministra të jashtëm. Genti është djalë në moshë dhe sigurisht ka miqësitë e veta, me siguri të lidhura me pushtetin, dhe këtë e tregon kujdesi i zonjës Zana që nuk çedon në të tilla protokolle.

Edhe pse për drejtoreshën është e qartë se kush është ministër i Jashtëm dhe këtu nuk ka vend për qejfmbetje, përderisa vetë Edi Rama ia delegoi detyrën Genti Cakajt. Zana vetëm sa është atashuar me kapriçot e pushtetit, veti e artistëve të Tiranës që kujdesen jo vetëm për detaje të tilla por edhe për karrigen e drejtorllëkut.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here