I katapultoi në PD mes sulmeve e kritikave, tani Duma e Salianji ngrenë krye kundër Bashës

0
130

Ishin ndër emrat që u kontestuan më së shumti nga deputetët ikonikë të PD e sigurisht nuk u pritën mirë nga baza e gjerë. Por, përkundrejt të gjitha kritikave, Basha zgjodhi të afronte në PD Ervin Salianjin e Grida Dumën, ndonëse kjo e fundit kishte provuar shijen e pushtetit me demokratët për pak kohë si zv.ministre gjatë qeverisë “Berisha 2”.

Të shumta ishin akuzat për Bashën për katapultimin e këtyre dy emrave brenda PD-së, por asgjë nuk e ndryshoi vendimin e tij. U përfol edhe se si ndërmjetës mes Bashës e këtyre emrave e dida të tjerëve të oërfhsirë në disa departamente të PD kishte qenë Henri Çili, i cili prej kohësh po luan në portën tjetër, atë të “shqipërisë së Gjeneratës Tjetër”. E megjithatë përtej të gjitha akuzave, që rëndonin edhe fort pozitat e Bashës si kryetar në kuadër të përzgjedhjave të emrave të rinj që do përfaqësonin PD-në, ky i fundit doli kundër tradicionalëve të partisë dhe vendosi bast mbi Salianjin e Dumën.

Mirëpo ditët e fundit kur Duma e Salianji kanë mbetur pa post në PD, kanë nisur të cicërojnë kundër kreut të PD-së me disa kritike herë të dukshme e herë të fshehura përmes veprimeve.

Kështu Ervin Salianji, pas mos përfshirjes së tij në Kryesi “foli” me revoltë përmes dorëheqjes si sekretar i grupit parlamentar dhe paralajmëroi një lëvizje në bazën e PD. Ky veprim padyshim konsideorhet si një lëvizje anti-Basha.

Ndërkaq Grida Duma humbi garën në kryesinë e PD, por u fut nga kuotat gjinore. Pak ditë më parë tek emisioni “Zonë e Lirë” Duma foli për mungesë gare në PD.  Po ashtu në një dalje me Nisida Tufën nga News24, Duma sërish tregoi problemet në drejtimin e PD dhe tha se zgjedhjet lokale nuk janë thjesht të tilla, pra politike duke nënkuptuar njëkohësisht se çdo rezultat për grupin e ri do jetë nën supet e Bashës.

Çfarë mësimi duhet të nxjerrë Basha në këtë rast?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here