Rama e ka humbur besimin tek arti

0
143

Marifeti i rëndomtë në vitet e para si kryeministër ishte të ndërthurte udhëtimet zyrtare jashtë vendit me çeljen e ekspozitave me veprat e veta artistike. Në nëntor të vitit 2015, çeli ekspozitën “Burbuqe Kalendari” në Akademinë Jao Tsung-I, gjatë një vizite zyrtare në Hong Kong për të takuar Guvernatorin Leung Chun-Ying, dhe për të marrë pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Hong Kong-Shqipëri. Në nëntor 2016, çeli një ekspozitë në Galerinë Marian Goodman në Nju Jork, e cila për fat përkoi me zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po aty.

Kohët e fundit, ekspozitat e artit të Ramës nuk janë më mundësi të mira për PR për atë që dikur ishte një kryeministër rishtar. Ekspozitat e tij të fundit gjithnjë e më shumë duket se i japin atij mundësinë të arratiset nga politika, pa pasur prapavijë politike. Ekspozitat tashmë janë bërë thjesht shfaqje të një artisti në mes-karriere, të cilit, ashtu rastësisht, i ka rënë të jetë edhe politikan në një vend periferik evropian. Ekspozita e tij më e fundit në galerinë calier | gebauer në Berlin është pikërisht një rast i tillë.

Një intervistë e tij sipërfaqësore me Die Zeit na hap ca dritare për të kuptuar se si ka ndryshuar qëndrimi i Ramës ndaj artit përgjatë viteve të fundit.

Sa për ta freskuar pak memorien: në vitin 2014, në një leksion të rëndësishëm në Samitin Kohë Kreative në Stokholm, Rama e përkshroi kështu projektin për lyerjen e fasadave të ndërtesave në Tiranë, projekt (ende) përcaktues për gjithë profilin e tij artistik:

 “Ka qenë viti 1998 kur u mblodha në këtë jetesë të re. Atëherë mendova se e kisha shtënë në dhé piktorin tek unë. Por pas dy vitesh kandidova për kryetar bashkie në Tiranë. Fitova dhe vërejta se qyteti përballej me sfida të shumta. U gjenda përballë pritmërive aq të larta që kishte krijuar fushata ime. Pikërisht atëherë e ndieva impulsin politik tek vetja, dëshirën për t’i dhënë njerëzve një të ardhme më të mirë, të ndërthurur me impulsin tim artistik. Drejtova një plan për të derdhur bojra me ngjyra të ndezura mbi ndërtesat e zymta të pashpirta në rrugët kryesore hyrëse në qytet. Ky për mua ishte aksion politik me ngjyra. Jo me fjalë, as me ligje. […] Ngjyrat, pra, i bënë të ndihen më mirë për vendin ku jetonin, dhe i bënë të shihnin mundësi në një hapësirë ku dukej se nuk kishte hapësirë. Kjo i bëri të kuptonin se ndryshimi mund të vijë në forma të ndryshme, pavarësisht buxhetit të qytetit, që ishte hiçgjë presje diçka.”

Me fjalë të tjera, Rama deklaroi se ishte arti i tij lulëzoi nga një “impuls politik” për të krijuar një “aksion politik me ngjyra”. Siç thotë ai më tej në intervistë, arti dhe politika duan të dyja “ta bëjnë botën një vend më të mirë”:

“Por ka qenë gjatë viteve si kryetar bashkie që e kam kuptuar, dhe gjë për të cilën jam bindur edhe me vonë si kryetar partie dhe kryeministër, se politika në nivelin e saj më të mirë është aktivitet i dobishëm dhe kuptimplotë, që botën e bën një vend më të mirë. Arti, gjithashtu, bën të njëjtën gjë, paçka se në mënyra të tjera. Kam qenë shumë i kënaqur që jam gjendur në një pozitë nga ku kam mundur t’i bëj të dyja bashkë.”

Qëndrimi pozitiv, në mos naiv, i Ramës ndaj fuqisë së artit e ngazëlleu audiencën e magjepsur nga artisti që ish bërë Kryeministër. Tani, le ta xhirojmë me shpejtësi filmin dhe të vijmë tek intervista e fundit e Ramës për gazetën Die Zeit pas pesë vitesh.

Gazetarja Swantje Karich, mbase me shpresën për t’i shkëputur një imazh po aq të këndshëm sa i mësipërmi, e pyet: “Si kryetar bashkie, ndërtesat e hirnosura të shkatërruara nga lufta [sic!] ju i keni lyer me ngjyra të ndryshme për t’i dhënë shpresë njerëzve. Nga lar, ne patëm përshtypjen e rrallë se arti mund ta ndryshojë shoqërinë, ta përmirësojë madje. A e besoni ende ju këtë? A është vërtet artisti, një politika më i mirë?” Përgjigja e Ramës ishte e prerë:

“Arti nuk mund të ndryshojë dhe aq. Mbase mund të thoja edhe: kurrgjë fare.”

Kur gazetarja Karich ia kthen me habi, Rama tërhiqet pjeseërisht nga deklarata e tij, por thelbi mbetet i njëjtë: Arti nuk mund të ndryshojë asgjë. Ky është një kthim përsëprapthi i atyre imazheve pozitive që ai skicoi para pesë vitesh, të cilat ende hijeshojnë deklaratate tij për shtyp, përfshirë citime nga papa i artit modern Hans Ulrich Obrist: “Arti nuk është i ndarë nga politika, në kendvështrimin [e Ramës], por ato janë të dyja zgjatime të njëra-tjetrës”. Të para nën dritën e intervistës së Ramës, të gjitha këto pretendime janë thjesht të pakuptimta tani. Arti nuk mund të ndryshojë kurrgjë.

Kjo ngre pyetjen e menjëhershme se përse Rama vazhdon të bëjë art atëherë; në të vërtet, pse ai vazhdon të thotë se do ta lërë politikën një ditë për t’iu përkushtuar një ditë artit (siç e ka thënë së fundmi edhe në intervistën me palaçon e oborrit Ermal Mamaqi)? Pse ai zgjedhë të bëj këtë, nëse kur premisa mbi të cilën ai ngriti veprën përcaktuese të karrierës së tij na dalka të qenkësh e rreme? Karich e pyet prapë: “Pra, a kanë funksion sociopolitik veprat e artit?”, që është një pyetje e arsyeshme për dikë që ka thënë se arti është “aktivitet kuptimplotë, që botën e bën vend më të mirë”. I kthehet edhe njëherë Rama:

“Jo. Artistët vetëm sa ofrojnë një botë tjetër, me të tjera kushte, ku përjetohet lehtësim. Të krijosh art do të thotë të jetosh në një botë dhe në të njëjtën kohë të kesh edhe mundsinë për të udhëtuar tek tjetra, pa lëvizur fare.”

Përgjigja e bën të qartë se, në këtë pikë të karrierës, Rama e do artin të jetë çfarëdoqoftë, vetëm jo politik1. Ai do që arti të mos i ndotet me politikë. Përndryshe, si do teë mundet ai të tërhiqet nga politika peër në bunkerin e tij me beton në Surrel,  nëse arti i tij ka ndikim sociopolitik? Duket sikur ai e ndien se karriera e tij politike, ashtu siç është e zhytur në korrupsion, nepotizëm dhe krim, i rrezikon “dashurinë e tij të vërtet”.

Karich e pyet më pas, krejt logjikshëm, nëse arti atëherë është një formë “arratisjeje e shëndetshme”. Sepse kjo është ekzaktësisht ajo çfarë Rama vetë e përshkruan si pikëpamjen e tij te re për artin: “të jetosh në një botë dhe në të njëjtën kohë të kesh edhe mundsinë për të udhëtuar tek tjetra, pa lëvizur fare. Rama e riformulon idenë e tij:

“S’ka të bëjë fare me arritjen kjo, se nuk zhdukesh, nuk ia mbath. Ikën për pak kohë dhe kthehesh si qenie njerëzore më e pasur – me përvoja, ndjenja.”

Kjo është mënyra se si njerëzit do të përshkruanin përdorimin e drogave. Këto mbase nuk janë “arratisje” në kuptimin e ngushtë të fjalës, por janë pa dyshim një mënyrë për të provuar një realitet alternativ. Droga si metaforë e artit na ndihmon të  kuptojmë prodhimin e përsëritur obsesiv të veprave të ngjashme të artit nga Rama, teë cilat nuk tregojnë asnjë mendim, ide teë re apo zhvillim – veç të njëjtat vizatime, qindra, mijëra vizatime.

Eksperimenti i madh i Ramës me artin me ndikim sociopolitik, projekti i tij i fasadave, ka rezultuar, sipas vlerësimit të tij, një dështim. Botës së artit i kanë mbetur — dhe që vazhdon të ekspozohet me shpresën e kotë se Shqipëria edhe pak dhe do të bëhet një “vend i drejtuar nga artisti” —  produktetet e një politikani në kuptimin më të plotë të fjalës i varur pas artit të vet: atij i duhet arti për të mbajtur dukjen e një njeriu të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Pikërisht ashtu siç Rama përshkruan veten te ftesa për tek ekspozita e tij në Berlin:

“Nisa të kuptoj se e pavetëdijshmja ime po ndihmohej apo po ushqehej nga dora ime, që të rrinte urtë, ndërsa e vetëdijshmja duhej të përqendrohej në tema të keërkuese, dhe të më ndihmonte të shmangia gabimet nga keqgjykimi përmes përqendrimit të sipërfaqshëm. […] Duke e ditur këtë, më vonë unë me vullnet të plotë i dhashë vetes kohë për të qenë vetëm, dhe për të vizatuar kur kisha për të marrë vendime politike të vështira; qetësia që duart e mia mund t’i mësonin kokës time ishte jetësore.”

Ky nuk është as art, as arratisje – kjo është terapi arti. Nuk ka asgjë të keqe terapia e artit, madje për shumëkënd mund të jetë e dobishme. Jam i sigurt që edhe për Kryeministrin është e dobishme.

Pyetja për botën e artit është: sa produkte nga seancat e terapisë së artit gjenden në fakt në galeri dhe muze? Në të vertet shumë pak. Nuk ka diskutim që arti mund të jetë terapeutik — por në qoftë se nuk është asgjë më shumë se aq, nëse dështon të pasqyrojë  kontekstin e vet social, politik dhe kulturor, atëherë ky art, a mund të keteë kuptim për tjetërkënd veç krijuesit të tij? Pa pikë dyshimi, përgjigja është jo./exit.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here