Shahini: Kam qenë shoqe klase me Spiropalin dhe kam pas shok pune Veliajn. Çani: Pse s’thua që qenke sorosiane

0
169

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar eksperiencat e mëprashme, para se të futej në politikën aktive.

Shahini  ka treguar se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada dhe shoqe pune me kryebashkiakun Erion Veliajn. “Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Besa Shahini.

Por në një moment moderatori ka zënë ngushtë Shahinin duke i thënë se meqë është bërë ministre, është pjesë e sektit Soros

Çani: Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër
Besa Shahini: Unë jam këtu falë eksperiencës time
Çani: Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…
Besa Shahini: Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të

newsbomb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here