Ndryshimi i kufijve? Edita Tahiri: Po shpërdorohet qëndrimi i SHBA

0
129
“Po krijohet një propagandë që gjoja SHBA është pro ndryshimit të kufirit. Kjo është propagandë. SHBA janë në përkrahje të dialogut dhe një marrëveshjeje, por nuk janë për ndryshim kufijsh,- thekson Edita Tahiri.

Por të qëndrimi i SHBA lexohet gabim qëllimisht në rajon.

“Po krijohet një propagandë që gjoja SHBA është pro ndryshimit të kufirit. Kjo është propagandë. SHBA janë në përkrahje të dialogut dhe një marrëveshjeje, por nuk janë për ndryshim kufijsh. Edhe letra e Trump nuk flet për ndryshim kufijsh”, u shpreh Edita Tahiri, duke theksuar se “Propaganda është se Thaçi po kërkon ndryshimin e kufijve me mbështetjen e SHBA. Kjo nuk është e vërtetë”.

Në raport të qëndrimit të SHBA ndaj Kosovës, Edita Tahiri tha se ka një ndryshim në krahasim me presidencat e tjera në krahasim me presidencën Trump.

“Aleati kryesor i Kosovës ka qenë dhe mbetet SHBA. Por qëndrimet e politikës së jashtme të SHBA-ve në krahasim me të kaluarën janë më të paparashikueshme”, tha ajo, duke shtuar se do ta konsideronte këtë situatë si kalimtare. /Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here