Ish-pilot i Ferrarit, ka përdorur akuza të forta ndaj Sebastian Vettel

0
479

Në një intervistë për BBC, Irvine e ka konsideruar pilotin gjerman të mbivlerësuar, sidomos kur krahasohet me 5 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton.

Mendoj se Vettel është një pilot i fortë vetëm kur është i pari në garë dhe nuk ka për të dueluar me ndonjë pilot tjetër. Nëse shohim Hamilton, kuptojmë se ai është më i përqendruar te gara dhe që të jetë gjithnjë i pari. Ndërsa Vettel në duel është më shumë i përqendruar te rivali që ka përpara se sa te pilotimi i makinës së tij. Për pasojë, përplaset gjithnjë”, tha Eddie Irvine.

Eddie Irvine, një ish-pilot i Ferrarit

Nuk e mohoj që është një pilot i mirë, por nuk e shoh si 4 herë kampion bote në Formula 1. Është tejet i mbivlerësuar dhe di të bëjë mirë vetëm një gjë. Ndërsa talenti i Lewis është shumë më i madh, një pilot i një kategorie tjetër. Nuk e di nëse Lewis është i nivelit të Michael Schumacher, që për mua është më i miri i të gjitha kohërave, por i afrohet shumë”, u shpreh Irvine, 4 sezone me Ferrari (4 fitore me kokëkuqen).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here