DEMOKRACI APO CHIEROKRACI

0
182

Nga Brikena Bogdo

 

Disa zëra analistësh e konsideruan të dështuar, lëvizjen studentore 2018 në Shqipëri, pikërsiht për mungesë lidershipi. A është domosdoshmëri lidershipi piramidal? Piramida, apo piramida e përmbysur?  Ky është sot themeli i lëvizjeve globaliste. Piramidën me liderin absolut, e kërkon establishmenti i vjetër politik, përmbysjen e piramidës po e kërkojnë lëvizjet populiste, që po zgjerohen në rang botëror.  Historikisht, lëvizjet masive janë drejtuar kundër lidershipit absolut, si figurë dhe sjellje, pra levizje anti-skllavopronar, anti-feudal, anti-mbret, anti-diktator. Sot, emërtesa e këtyre lëvizjeve është populizmi. Por problemi kryesor edhe i lëvizjeve populiste është, që kapen, përdoren nga figurat populiste, të cilët më pas, shndërrohen në liderë absolut. Koha ka treguar që, lëvizjet kanë dështuar, pikërisht kur janë kapur nga liderët.

”Anti-lider”,  në kohën e sotme është  tendencë më e fortë se kurrë, sepse po përballemi me paaftësinë, injorancën, makutërinë në rang lidershipi. E dyta, establishmenti politik, apo liderët botëror, përdorin pikërisht këta liderë, për t’i manovruar me pas si marioneta, për qëllimin e tyre final, pushtimin botëror.  Kjo po largon mijëra vite-dritë larg demokracinë (demos-kratos), pushteti i popullit, drejt ”chierocratos”, që do të thotë shtypja e popullit. Këtij ekstermizimi të politikës po i kundërvihet një politikë e prodhuar në rrjetet sociale. Ajo cka po e vendos në disfavor, establishmentin e vjetër politik, ndaj politikave të jelekverdhëve në Francë, 5 Yjeve në Itali, apo lëvizjeve studentore, feministe e me rradhë, është që këto lëvizje kanë lindur në rrjete sociale, duke minimizuar kontrollin mbi to. Karakteristika e establishmenteve politike është dominimi dhe kontrolli absolut mbi gjithcka dhe gjithkënd. Përballë këtij absolutizmi qëndrojnë pikërsisht keto rrjete sociale, që kanë në thelb rivendosjen e  raportit midis të zgjedhurit dhe qytetarit, apo një lidhje e ekuilibruar midis ”të bërit dhe të dhënit” , ”të marrit dhe të dhënit”, qytetar-pushtetar.

Për këtë raport të cekuilibruar u ngritën jelekverdhët, për taksat e larta të karburantit, taksat e karbonit në ajër, pabarazia sociale, rënia e fuqisë blerëse, masat shtetërore të kursimit, kundër globalizmit, neoliberalizmit, politikat emigratore. Të gjitha këto politika bënë që  francezët, të ndihen të varfër, ndërsa me politikat emigratore të ndihen të huaj dhe në minorancë, në vendin e tyre.

”Jelekverdhët”, filluan si lëvizje nga një kantautore e quajtur Jackline Mourand, pas hedhjes së një videoje. Pas klikimit të videos nga miliona njerëz, jelekverdhët nga rrjetet sociale, zbritën në rrugët e Francës, në 600 qytete. Njëkohësisht, ata mbështeten nga partitë eksterme te dajthta dhe të majta. Marie le Penn dhe Jean Luck Melenchon. Temë kryesore e lëvizjes në Francë, është punë, mjedis, shkollë, prandaj tashmë ka një mbështetje prej 12%. Gjithsesi, edhe kjo lëvizje ka dy krahë, nëjra më e moderuar, tjetra më radikale. Pjesa e moderuar kërkon që lëvizja, të shndërrohet në parti, me në krye Jackline, por që është shumë e ngjashme me 5 Yjet, në Itali. Pjesa radikale nuk do parti.

Pjesa e moderuar synon, të fitojë ndonjë figurë në zgjedhje, që më pas të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare europiane, për tu bashkuar me partinë italiane 5 Yjet.  Ajo që i bashkon të dy levizjet, si në Itali, edhe në Francë, është zgjerimi i pjesmarrjes aktive të qytetarëve, nëpërmjet referendumit.

Por cfarë po ndodh, realisht, në Itali? Me premtimin për zgjerimin e përfaqsimit erdhi në pushtet partia 5 Yjet, në Itali, por që realisht nuk po e mban këtë premtim, pasi emërimi i ministrave dhe deputetëve, është përsëri i centralizuar. Tashmë dy parti të ekstremit të djathtë dhe të majtë janë në pushtet. Matteo Salvini i Lega Nord dhe Luigi di Maio i 5 Yjeve, të dy partive që kanë fituar tashmë zgjedhjet, janë të dy zëvendëskryeministra, me kryeministër Giusepe Conten. Por, në fakt, kryeministrat realë janë ata të dy, si diarki, apo hierarki e përmbysur, duke të kujtuar konsujt e Romës së lashtë.

Por, nëse në Romën e lashtë kolegjaliteti, ishte një proces i natyrshëm dhe funksiononte gjithmonë mirë, kolegjaliteti i këtyre dy forcave politike, është i detyruar nga fuqia e numrit, jo e bashkëpunimit, pasi parimisht dhe ideologjikisht, kanë diferenca shumë të mëdha me njëra-tjetrën.

Këtë problem kanë edhe jelekverdhët, pasi pjesa e moderuar kërkon të shndërrohet në parti, ndërsa pjesa radikale nuk kërkon shndërrimin e lëvizjes në parti. Përplasja midis të resë dhe se vjetrës, apo klasikes dhe modernes, sot, shprehet në këto lëvizje që kanë kapluar Europën

Forca 5 Yjet, në Itali, me demagogji kërkon demokraci direkte, madje ministri i drejtësisë ka paraqitur në parlament ligjin për referendumet. Ndërkohë, në Itali, pikërisht parlamenti që shpreh drejtpërsëdrejti votën  e qyteatrëve, po margjinalizohet nga qeveria. Në realitet, po shohim që lëvizjet e reja populiste, të ardhura me flamurin e demokracisë direkte, po veprojnë njësoj si estabilishmentet e vjetra, me konceptin e absolutizmit.

Pra duhet zhdukur ”koncepti absolutizëm”, që me sa duket nuk crrënjoset, as me lëvizje populiste të majta, apo të djathta, as me ideologji për konflikte sociale, të varfër, të pasur, por me mekanizëm konket dhe kryesisht me politika zhvilluese që forcojnë individin dhe e pasurojnë atë. Në të kundërt, cfarëdolloj lëvizje ideologjike ka rezultuar e dështuar, pikërisht sepse, janë kapur nga liderët, që më pas kanë ushtruar pushtet absolut. Kështu po ndodh me 5 Yjet në Itali. Vetë i zgjedhin parlamentarët, vetë qeveritarët dhe i gjithe parlamenti është vënë në shërbim të qeverisë, dhe miraton kryesisht dekret-ligje, të ardhura nga qeveria, në masën 60%. Ky disbalancim qeveri-parlament, në fuqizim të qeverisë italiane, shkatërron atë që ata vetë kanë premtuar, demokracinë direkte, pra fuqinë e votës.

Koha po tregon që këto parime bazë të demokracisë po ushtrohen në vendet shumë të pasura, si Zvicra apo vendet e Europës Veriore, ku nuk ka të varfër, ose më saktë individi është shumë i fortë. Këto vende po na mësojnë që, demokracinë e zhvillon vetë individi i fortë, jo lideri i fortë. Është krejt e kundërta, lideri i fortë dobëson demokracinë. Pështjelllimi i këtyre lëvizjeve është i madh, kontrastimet të jashtëzakonshme, por modelet tashmë janë të qarta. Kush do vërtet demokracinë direkte, atë që nisi Greqia e lashtë, me demokracinë klasike, po e vazhdojnë vende si Zvicra, apo të Europës Veriore.

5 Yjet e kanë pushtetin, një pjesë e xhaketave të verdha po kërkojnë pushtetin. Këto lëvizje të reja, nëse do të ndjekin mekanizmat e vjetra do të dështojnë. 5 Yjet në pushtet, së bashku me Legën është e vërtetë që kanë rritur besimin tek qytetarët, por nuk kanë rritje në ekonomi dhe as zhvillim ekonomik. Në të kundërt, analistët flasin për rrezik të një recensioni në këtë fillim të 2019-ës. Dhe nëse dështojnë ekonomikisht e gjithë lëvizja e tyre rezulton dështim, pasi demokracinë direkte mundet ta ushtrojë realisht individi i fortë. Demokracia dhe varfëria kanë ecur historikisht në kahe të kundërta me njëra-tjetrën. Sa më të varfra vendet, aq më të nënshtruar dhe shtypur popujt.

Lëvizjet populiste prodhojnë liderë të rinj, të cilët shumë shpejt trasformohen në liderë të vjetër, me konceptin e liderit absolut. Pa zhdukur konceptin e liderit absolut, cdo lëvizje rezulton nul.

Lëvizja studentore në Shqipëri është, sa risi, aq edhe vazhdim i idealeve të studentëve të 90-ës. Por mbetet për t’u theksuar që Shqipëria është një neodiktatutë me në krye neodiktator. Pra, mbetetmi mijra vite-dritë larg demokracisë, apo në chierokraci.

Ato që po humbin më shumë në këto kohë, janë pikërisht elitat politike. Në Itali, Francë, Belgjikë qytetarët nuk po duan elitën botërore Soros, Rothschild. Elitat e vjetra po përpiqen që të ruajnë pushtetin, por me sa duket do të duhet që të tërhiqen, pasi është një proces qe po ndodh,

Elitat politika u formuan kryesisht në qendrën e majtë, por u vunë në shërbim të oligarkëve, duke komprometuar një spektër të gjerë politik, si të majtë, ashtu edhe të djathtë. Këto lëvizje po tentojnë  zgjerimin e pushtetit  politik, drejt ekstremiteteve, si të djathtë, ashtu edhe të majtë. Por, koha do të jetë treguesi më i qartë, nëse edhe këto lëvizje globale do të kapen nga “lideri abolut”, apo jo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here