Shokon miliarderi: Po shkojmë drejt nisjes së Luftës së Tretë Botërore

0
111

Miliarderi kinez Jack Ma thotë se përparimet teknologjike në mbarë botën mund të çojnë në një konflikt të ri global midis fuqive të mëdha që kërkojnë të pohojnë dominimin e tyre.


“Lufta e Parë Botërore ishte për shkak të revolucionit të parë të teknologjisë. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, i tha ai audiencës gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Ky është revolucioni i tretë teknologjik”, u shpreh ai.

Komentet e themeluesit të “Alibaba” i bëri jehonë atyre që ai bëri dy vjet më parë, kur ai tha se automatizimi dhe rritja e inteligjencës artificiale do të krijojë një trazirë të brendshme shoqërore dhe një rishpërndarje gjeopolitike të pushtetit midis udhëheqësve dhe atyre që mbetën prapa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here