Rama nuk di më çfarë shkruan!!! Ç’tha dje e çfarë thotë sot….

0
131

Banorë të Zagorisë janë konfliktuar ditën e sotme me përfaqësuesit e kompanisë Shell.

Në Sheper pritej të mbahej dëgjesa publike e radhës në lidhje me projektin e studimit të nëntokës në bllokun 4, ku Shell-i do të kërkojë për rezerva nafte.

Banorët refuzuan të hynin në dëgjesë dhe i kanë kërkuar Shell-it të largohet nga Zagoria.

Një tjetër dëgjesë për të njëjtën çështje dështoi më parë këtë mëngjes në Poliçan.

Pas këtij lajmi sot reagoi kryeministri Edi Rama.

‘Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki,’ shkruan Rama sot në Twitter.

Image

Edhe kompania Shell mbajti po këtë qëndrim.

‘Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtjë të veçantë nga legjislacioni shqiptar’, tha drejtori i kompanisë Shell në Shqipëri, Rohan D’Souza.

Por një ditë më parë, Rama u shpreh entuziast për lajmet nga kompania Shell.

‘Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë Shell. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020,’ shkruante Rama.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here