Kush janë dy personat nga Lezha që iu sekuestruan 5.2 milionë euro?!

0
101

Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar sot një shumë rekord parashë prej 5.2 milionë euro. Bëhet fjalë për dy persona, babë e bijë të cilët dyshohet se kanë vënë këtë pasuri përmes aktiviteteve kriminale.

Personat të cilëve u janë konfiskuar këto prona  janë Pjetër Voci 83-vjeç  banues në Balldre, Lezhe dhe Shqipe Palaj 50 vjeçe banuese në Gjadër, Lezhë. Ata janë babë e bijë të cilëve u janë sekuestruar 7 apartamente në qytetin e Lezhës dhe disa të tjerë në Tiranë.

Dyshohet se pasuritë e konfiskuara janë venë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre kriminal. Prokuroria ka nisur precedimin penal për dy shtetasit në fjalë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me dt.22.01.2019 Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe ka regjistruar procedimin penal nr. 57 viti 2019 per vepren penale te pastrimit te produkteve te vepres penale ose verprimtarise kriminale te parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Me kerkesen e prokurorit Erjon Shehaj Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin nr. 17 date 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vleres 5.269.551 euro, 7 apartamente ne Lezhe si dhe disa apartamenteve ne Tirane ne pronesi te shtetasve me inicialet Sh.P e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit P.V i dtl 01.07.1936 te dy banues ne Lezhe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here