Standard.al

Ish-ministrja e Kosovës: Prekja e kufijve sjellë luftë! Rama ka detyrim kushtetues të mbrojë Kosovën

0

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës.

Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës.
“Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe oblikim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve”,- tha Tahiri.
Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashitm Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë. “Kemi më shumë se 100 vite që jemi vrarë nga serbët, tani duhet t’u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë”,- tha Tahiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.