E plas live Berisha: Rama në vitet 94-96 shoqërim misterioz me një diplomate greke

0
149

Ish-kryeministri Sali Berisha rrefeu sonte në emisionin ‘Opinion’ një lidhje të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe diplomates greke në fillim të demokracisë.

Ai tha se në atë kohë Rama dhe diplomatja ndiqeshin nga shërbimet sekrete, dhe nga përgjimet flitej për shitje vizash dhe lidhje të tjera. Ndërsa shtoi se Rama dhe diplomatja greke u zhdukën sëbashku në Paris.

“Histori a e Edi Ramës lidhet me një greke. Ka qenë një diplomate. Shërbimet tona ndiqnin Ramën dhe diplomaten sepse u trash miqësia, ai ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi Rama atë apo ajo Ramën nuk e di, por në Paris ikën të dy. Plus që shërbimet informonin me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar të dyshimtë. Se cila ishte lidhja, ishte erotike apo lidhje pune atë nuk e di unë. Po të ishte lidhje erotike unë nuk merresha me të. Fakti është se Rama u zhduk bashkë me të në Paris. Ky shoqërim misterioz që ndiqej në përgjime ambientale e të tjera. Nga përgjimet dilnin shitjet e vizave, dilnin gjëra të tmerrshme’, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here