Çfarë po ndodh me drejtësinë!? Arta Marku nuk ka fonde për pagat e OPGJ-së?

0
154

Prej këtij muaji pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë rritur sipas paketës së reformës në drejtësi, ndërkohë ligji në fuqi për policinë gjyqësore parashikon se paga e efektivit të kësaj strukture është sa 70% e rrogës së prokurorit.

Me datën 18 janar 2018, me një shkresë zyrtare kryeprokurorja Arta Mariku kërkoi mendim sesi duhet vepruar në kushtet kur pagat e prokurorëve do të jenë mbi 200 mijë lekë të reja që nga fillimi i këtij viti.

Zyrat e Financës në disa prej prokurorive kanë përllogaritur numrin e OPGJ që kanë në organikë dhe kanë përcjellë të dhënat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Duke qenë se ligji që është aktualisht në fuqi për policinë gjyqësore nuk përcakton një shifër konkrete por vetëm në termin se paga e OPGJ është sa 70% e pagës së prokurorit, rritja duhet të përfshijë edhe policinë gjyqësore.

Në një përllogaritje të thjeshtë, paga mesatare e prokurorëve deri në 31 dhjetor 2018 ishte 131 mijë lekë ndërsa paga mesatare e OPGJ-ve bazuar në llogaritjen me 70% ishte 85 mijë lekë.

Por pas datës 1 janar 2019, duke qenë se prokurorët do të marrin mbi 200 mijë lekë në muaj, paga e OPGJ-ve duhet të jetë 140 mijë lekë.

Edhe në draftin e ri që po diskutohet dhe pritet të miratohet në parlament, paga e oficerëve të policisë gjyqësore është përcaktuar në masën 70% të rrogës së prokurorëve.

Prokuroria e Përgjithshme tha për Ora News se efekti financiar është parashikuar në buxhetin e këtij viti por burime nga prokuroritë e rretheve thanë se nuk janë në dijeni të këtij fakti, madje edhe të dhënat që kanë dërguar në qendër i kanë përllogaritur me pagat e vjetra.

Organi i akuzës tha se kryeprokurorja Marku ka kërkuar mendim nga drejtuesit e prokurorive në rrethe pasi nuk ka atribute për të detajuar buxhetin e këtyre institucioneve.

Në shkresën e kryeprokurores thuhet se situata ka nevojë për intepretim pasi veç ligjit në fuqi për policinë gjyqësore, nuk ka asnjë akt tjetër juridik që ndihmon për qartësimin e situatës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here