Standard.al

“Bushati u shkarkua se ishte kundër Ramës për ndryshimin e kufijve”

0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, gjatë intervistës së saj për “ABC News” bëri një deklaratë të fortë kur tha se Ditmir Bushati u shkarkua si Ministër i Jashtëm për shkak të qëndrimit të tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një qëndrim që binte ndesh me dëshirën e Kryeministrit Rama. “Shqipëria është prononcuar për idenë e ndryshimit të kufijve, vetë Presidenti Meta, Partia Demokratike, ish-Ministri i jashtëm Bushati, i cili jo vetëm se ishte i qartë, por më duket se humbi detyrën për këtë punë”, – tha Tahiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.