Standard.al

‘Bomba’ nga Jozefina Topalli: Rama dhe Basha, të lidhur me njëri-tjetrin

0

E ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Jozefina Topalli u shpreh se Basha dhe Edi Rama janë të lidhur me njëri-tjetrin. Madje për ish-nënkryetaren e PD-së do të ketë një marrëveshje tjetër si ajo e 17 Majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Jozefina Topalli: Basha do kishte ikur një mijë herë nëse nuk do kishte pasur mbështetjen e Ramës. Sot e mban Edi Rama dhe janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Qenia e tyre në karriget që mbajnë janë të kondicionume në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin. E mbajnë jo vetëm politikisht. Muajt e ardhshëm unë besoj se kanë për të rikonfirmuar këtë që po them sot.

Pyetje: Një marrëveshje tjetër?

Jozefina Topalli: Sigurisht.

Përsa i përket kryesisë së re të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se ajo nuk është legjitime. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, kryesia nuk është votuar as nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Unë nuk kam asgjë me njerëzit e kryesisë së re. Unë kam shpjeguar fenomenin, nuk e lidh me emra të veçantë. Kam thënë një gjë që më ka bërë shumë përshtypje, është e vetmja kryesi që mungon besimi i vetë Këshillit Kombëtar. Anëtarët e kryesisë atëhere kanë pasur vota mbi 80% . Ata që nuk merrnin më shumë se gjysma, sigurisht nuk ishin anëtarë të kryesisë. Sot ata aty brenda kanë votuar veten dhe jo të tjerë. Shifrat dhe matematika më thonë që 90 përqind e këtyre anëtarëve s’kanë 30 përqind vota. Kaq, s’ka legjitimitet. Lidershipi i saj janë drejtuesit e humbjes epike të 2017-s dhe firmëtarë të një procesi ku u vra vota për zgjedhjen e kryetarit. Ai që drejton këto zgjedhje duhet të ikë. Nuk e pres një gjë të tillë, por kjo është logjika. I mungon legjitimiteti. I mungon besimi. Njerëzit nuk dinë ta lexojnë, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë parti politike”, tha ajo./abcnews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.