Standard.al

Bëni kujdes nga ky person, i riu “me kostum” është kthyer në makthin e shumë qytetarëve

0

Dhjetëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë denoncuar  rastin e një të riu i cili mashtron me kartëmonedha false.

Ata shprehen se ky i ri, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet G.B., 31 vjeç nga Lushnja, ndërsa merr shërbime në biznese të ndryshme, paguan me 50-euroshe false.

“Joq” ka publikuar edhe fotot e tij, duke postuar edhe mesazhin personit të radhës që e ka denoncuar, duke i bërë thirrje policisë që të ndërhyjë.

“Brenda mundesive publikoheni se esht super mashtrues ka 10 vjet qe vtm mashtron. Esht me origjine nga Lushnja.
Publikoheni se ka mar shum veta ne qaf demin e fundit e beri ne Divjak duke mar xhiron ditore te nje resort i Divjakes plus mori dhe nje makin Benz i tha pronarit te bej nje xhiro dhe kerrciti iku.

Eshte i papare leviz sa ne qytet ne tjetrin po dhe si ven re se kshu mashtrime ha dreka darka neper restorante vete fillon pune merre xhiron e dites fle neper hotele i mashtron se kshu esht djal king 2 metra dhe vishet e mban veten esht tamam tipik mashtrus i lindur.

Beni kujdes nga ky njeri sepse esht mashtrues i lindur jepi emer mbiemer dhe foton e kush e sheh te lajmeroj policin se ja keta me ato leket fallco duhet ta denoncojn ate ne polici!”, shprehet denoncuesi i rastit.   

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.