11 ditë në pusin e thellë 100 metra. Sytë e botës janë kthyer tek 2-vjeçari, nuk humbin shpresën…

0
91

Juan Cortez, babai i Mari Luz, i  një vajzë 5-vjeçare të vrarë në vitin 2008 në Huelva të Spanjës, prindërit e vogëlushit nuk kanë humbur shpresën në asnjë moment.

“Ata më kanë thënë se nuk kanë humbur shpresën në asnjë kohë”, tha Cortés, i cili ka mbështetur prindërit e fëmijës që nga dita e parë, duke vënë në dukje se këto nuk kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me grupin e shpëtimit të Asturias.

Ndërkohë skuadra e shpëtimit që po punon për nxjerrjen e 2 vjeçarit, Julen, të bllokuar brenda një pusi 100 metra të thellë. Ata janë shprehur se do të mund të arrijnë vogëlushin ‘në një kohë shumë të shkurtër’.

11 ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.

Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here