Standard.al

Tre fakte/ Pinjollët e diktaturës në krye të shtetit shqiptar…Nga Edi Rama, Belinda Balluku, Qato,…..

0

Edhe pas rreth 28 vitesh tranzicion, në krye të shtetit shqiptar, vijojnë të qëndrojnë pinjollët e diktaturës.

Partia Socialiste, e cila sot qeveris vendin apo edhe politika në përgjithësi pretendon se është reformuar, por faktet në të vërtetë tregojnë të kundërten. Fakti është se shqiptarët drejtohen nga pinjollët e diktaturës.

Ata kanë të drejtë të punojnë dhe jetojnë, dhe këtu nuk kemi asgjë kundër, dhe fatkeqësisht shqiptarët duket se harrojnë shumë shpejt se nga vijnë dhe çfarë përfaqësojnë.

Për të vërtetuar atë që thamë më sipër, shembujt janë shumë, por ne do të sjellim tre fakte konkrete.

Së pari në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, nipi i Spiro Kolekës, anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943 dhe një ndër ish-eksponentët e lartë të kohës së diktaturës.

Në krye të ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës qëndron Bellinda Balluku, mbesa e Beqir Ballukut. Ky i fundit, po ashtu një ish-eksponent i lartë i kohës së diktaturës. Në kongresin e parë të PKSH‑së u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1953 nga zëvendësministër u bë ministër i Mbrojtjes Popullore.

Ndërsa sot në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është vendosur  që të emërohet ish-ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, vajza e Llambi Gegpriftit, edhe ky gjithashtu ish-eksponent i diktaturës.

Mjaftojnë këto tre fakte për të treguar se kush e drejton sot shtetin shqiptar. Ata që për 45 vite diktaturë sunduan Shqipërinë, sot në krye të shtetit kanë pasardhës nipa dhe mbesa të tyre./

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.