Standard.al

“Te ‘Shqiponja’ është gangrenë.” Paralajmërohet një tjetër protestë, këtë herë nga…

0
Të mbledhur në një takim përfaqësues Shoqata e Transportit Ndërqytetas u shpreh se viti 2018 ka qenë negativ për ta. Nëse situata do të vazhdojë e tillë Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si studentët.

“Nga premtimet që na u bënë për vazhdimin e reformës së transportit dhe për heqjen e transportit të paligjshëm, organet, ministria kanë punuar shumë pak dhe ne jemi zhgënjyer. Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari me të gjitha mjetet demokratike. E fundit dihet, është ajo që po bëjnë studentët”, u shpreh, kreu i shoqatës Kujtim Mema.

Mema tha se problematik mbetet edhe terminali për udhëtarët te “Shqiponja” në Tiranë.

“Te ‘Shqiponja’ është gangrenë, terminali një gangrenë e paparë. Kryetari i bashkisë premtoi që do bëhej terminali, ka 3 vjet as ka filluar dhe as ka ndërmend të fillojë. Një kryeqytet pa terminal”, shton  Mema.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas thanë se do të kërkojnë një takim me ministren e re Belinda Balluku për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.