Përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë… Kjo qeveri-çorap me fije të hequra!!!

0
170

Pas ceremonisë së Delegimit të kompetencave të drejtimit të Ministrisë së Jashtme nga ana e kreut të qeverisë për tek zevendës ministri Cakaj i kontestuar dhe i pa dekrtuar nga presidenti i Republikës, kanë ragura edhe depoutete te LSI.

Klajda Gjosha e vlerëson se “Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën”

Postimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!
Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!

Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!

Image

 

Deputetja Nora Malaj shkruan në faqen e saj në facebook se “kjo qeveri-çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur ne koshin e plehërave, pasi as si element riciklues nuk vlen më! Eshtë kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë, po edhe atë të Rajonit!”

Postimi i plotë i deputetes së LSI:

Qeveria-çorap dhe çorapia e najlonit!

Historia e qeverisë shqiptare sot, pikërisht sot kur ndërkombëtarët flasin, shqiptarët po bërtasin është si historia e çorapeve të najlonit! Ajo është kthyer në një qeveri-çorap nailoni, që po i ikin të tëra fijet dhe tashmë po bëhet e papërdorshme! Fija e parë i iku me protestat e Astirit! Pastaj i iku fija tjetër me shpejtësi marramendëse, me protestat e minatorëve. Tashmë i kanë ikur një sërë fijesh, me protestat e studentëve dhe pedagogëve! Disa fije po i ikin me shpejtësi se nuk mundet më të vazhdoj me sistemin PPP dhe së fundmi, ajo që i vë vulën është papërgjegjshmëria institucionale me aktin e fundit të shkeljes kushtetuese nga KM. Po tani?? Ka veshur çorape qe i kanë ikur fijet të tëra. Në vend ka pllakosur drama kombëtare, ikja masive. Papunësia (harroji hapjet e vendeve), pasiguria (numri më i lartë i vjedhjeve dhe vrasjeve në këtë fillimviti), ekonomia (shkatërrim total, pastrim
parash dhe tendera korruptiv), punësimi (kjo tashmë është fjalë e huaj në Shqipëri. Bllokimi dhe izolimi i jetës dhe ajo që i vë kapak gjuhetia e shtrigave, duke paralizuar jetën ekonomike, sociale, duke e cuar atë në luftë për mbijetesë! Tashmë dhe fija e fundit e çorapeve-qeveria po ikën. E bashkë me të tanimë nuk ngel gjë tjeter, vetëm se kjo qeveri-çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur ne koshin e plehërave, pasi as si element riciklues nuk vlen më! Eshtë kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë, po edhe atë të Rajonit!

Image

Ndërsa deputeti tjeter i LSI Perparim Spahiu shkruna se “Vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i KM-s, sjellje si në pronë private”.

Ja postimi i tij i plotë:
Vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i KM-s, sjellje si në pronë private.

Sjellje që e ka demonstruar që ditën e parë të ardhjes në pushtet.

Shitje, dhurim apo delegim, quajeni si të doni.

Kushtetuta???

Kush pyet…..!!!!!

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here