Padi ndaj Mero Bazes. Pedagogia: Kërkoj dëmshpërblim aq sa paguhet bursa e djalit të tij me taksat e shqiptarëve

0
172

Pedagogia Ilirjana Kuçana, ka depozituar dy padi në Gjykatën e Tiranë, një në dhomën penale e një tjetër në atë civile, ku kërkon kryerjen e të gjitha procedurave ndaj gazetarit si dhe dëmshpërblim për cënimin e nderit dhe dinjitetit të personit.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, tha për Faxweb.al, se lajmi i publikuar nga Mero Baze më datë 11 janar 2019, në të cilin thuhej se ajo po shpërndante lekë për studentët në protestë është tërësisht i pavërtetë.

Kuçana dha për Faxweb.al, se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe se në foto e publikuara po merrte para nga i shoqi, Agron Xhafa, për të blerë një tortë me rastin e ditëlindjes së një prej studentëve protestues.

Më tej Kuçana, u shpreh se nuk lejon askënd që të nëpërkëmbë integritetin e saj, e për këtë i është drejtuar sot Gjykatës me dy padi, përkatësisht një në Dhomën Penale e një tjetër tek ajo Civile.

Pedagogia ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë 5 milionë lekë për dëmin që i është bërë, ndërsa duke u bazuar tek një artikull i medieve tha se dëmshpërblimi i kërkuar është sa paguhet për 1 vit për shkollimin e djalit të gazetarit Baze, që sipas saj paguhet me parat e taksapaguesve shqiptar.

“Pas kallëzimit në Prokorori sot kam bërë padi në Gjykatën e Shkallës së parë Tiranë, për dëmshpërblim moral për Mero Bazen. Kam kërkuar dëmshpërblim aq sa paguhet bursa e djalit të Mero Bazes nga taksat tona. Parat e fituara nga gjyqi do t’i kaloj për konviktet”, – tha ndër të tjera Kuçana.

(B.B/ Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here