Standard.al

Masakra e 3 shkurtit 2016-të. Krimet e Rënda përfundojnë hetimet për…

0

Sulmi ndaj policisë tek Tregu Agroushqimor në Elbasan.

Në përfundim të hetimeve, djali i pronarit të tregut Agro-ushqimor, Suel Çela, i njohur edhe si Marjus Lulaj, si dhe dy miqtë e tij Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, do të përballen me akuzën e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Suel Çela ndodhet prej më shumë se një viti në arrati, ndërsa nga Prokuroria mësohet se Suel Çela së bashku me dy miqtë e tij janë hetuar edhe për dy ngjarje të tjera kriminale të ndoshura në Elbasan, por prokuroria nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre.

Bëhet fjalë për masakrën e 3 shkurt 2016, ku në lagjen Emin Matraxhiu janë vrarë me armë zjarri, Agron Capja, Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe janë plagosur disa persona të tjerë, si dhe ngjarjen, e datës 6 qershor 2016, ku u plagosën, Bledar Muca dhe Matilda Kermezo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.