‘Masa “arrest në burg” për administratorin e “DH Albania”, nuk mjafton!’ Duam “kokën” e përgjegjësit

0
88

Banorët në Unazën e Re kanë protestuar prej më shumë se dy muajsh kundër prishjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre. Protesta e tyre ende vazhdon.

Ata shprehen se masa e sigurisë “arrest në burg” për administratorin e kompanisë “DH Albania” Avdjol Dobi, nuk mjafton, pasi sipas tyre, “përgjegjësi i vetëm i skandalit me projektin e Unazës së Re, është Edi Rama. Sot, ai, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duhet të ishte në burg”.

Me thirrjet “Edi Rama ka mbaru…, ka mbaru…, ka mbaru. Qeveria është rrëzu…, është rrëzu…, është rrëzu. Qeveri e krimit…, qeveri e krimit…, qeveri e krimit”, ata kanë bllokuar sërish qarkullimin e automjeteve.

Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndër të cilët, Klevis Balliu i PD. Ai u shpreh se tashmë protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here