Kriza midis Gjermanisë dhe Italisë rrezikon misionin e BE-së kundër migracionit të parregullt

0
70

Vendimin e Gjermanisë për të pezulluar “Operacionin Sophia” dhe njoftimin se në situatën aktuale nuk mund të dërgojë anije tjetër në vend të fregatës ushtarake e cila ndodhet në Kanalin Sicilian, mediat italiane e kanë cilësuar si një protestë e Gjermanisë ndaj politikës së qeverisë italiane për emigrantët,

Theksohet se në kuadër të një vendimi të marrë me iniciativën e ministrit italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, ka filluar mbyllja e qendrave të ndihmës dhe strehimit të emigrantëve dhe njëkohësisht emigrantët e komunës Castelnuovo di Porto, që ndodhet në qytetin e Romës, janë transferuar në një vend tjetër.

Duke e komentuar vendimin e Gjermanisë se “nuk bën problem”, ministri italian theksoi se “Operacioni Sophia ndalet nëse rregullat nuk ndryshojnë”.

Duke folur në radion italiane “Radio Anch”, Salvini akuzoi qeverinë e viteve 2014-2016 kur kryeministër ishte Matteo Renzi, i cili nënshkroi marrëveshjen e njohur si “Operacioni Sophia”.

“Arsyeja e vetme për këtë operacion ndërkombëtar është sjellja në Itali e të gjithë emigrantëve që kanë nevojë për ndihmë. Dhe kështu ndodhi, ata sollën 50.000 emigrantë. Është një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria e Renzi-t. Mos më pyesni mua në këmbim të çfarë gjëje apo për çfarë arsyeje është bërë një marrëveshje e tillë”, deklaroi Salvini.

Gazetat italiane raportojnë se qeveria e drejtuar që nga qershori i vitit 2018, pas Francës ka krijuar ndarje edhe me Gjermaninë. Mes Francës dhe Italiasë u përjejtuan mosmarrëveshje diplomatike për shkak të deklaratave të zv/kryeministrit italian, Luigi Di Maio, i cili mbështeti lëvizjen e jelekëve të verdhë dhe akuzoi Francën se ka ndjekur një politikë koloniale në Afrikë. Si pasojë e kësaj krize, ambasadori i Italisë në Paris u thirr në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme.

Misioni me emrin zyrtar EUNAVFOR Med dhe i njohur si “Operacioni Sophia” është themeluar në vitin 2015 nga BE-ja me qendër në Romë për të luftuar migracionin e parregullt në Mesdhe. Aktualisht, Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Spanja, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin misionin me anije ushtarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here