Gazetari tallet keq me Prokuroren e Krimeve: Edhe Donika Prela me talent në shit-blerje pronash!

0
107
Justifikimet e përdorura nga prokurorja Donika Prela një ditë më parë para KPK-së, për pasurinë ka sjellë reagime të shumta.
Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ironizuar këto justifikime.

Me anë të një postimi në Facebook, Vezaj shkruan se prokurorja Prela paska talent edhe në tregun imobiliar.

 

Statusi:

Prela, e sukseshme ne tregun imobilare!

###

Nje miku i mire nga Shqiperia me kishte derguar nje email! Me kerkonte nje nder ti gjeja ndonje agjent imobilare se donte te blinte shtepi ne Tirane me cmim te arsyeshem! Dhe po shfletoja numratorin telefonike ne celularin tim per ndonje numer te agjenteve imobilar qe mund ta kisha! Fatkeqesisht nuk gjeta asnje! I merzitur se doja ta ndihmoja, i shkrova nje kolegut Gazetar ne Tirane, per ndonje mendje! Si njeri me mend dhe i lexuar, kolegu me kritikoi se nuk kisha qene i vemendshem me ngjarjet e fundit ne Shqiperi! Ai me preu shkurt “gjej mik dhe lidhu me Donika Prelen, shefen e Prokurorise per Krime te Renda se ka nuhatje dhe e njeh kete fushe”! Une e mora per shaka dhe fillova e po i hidhja nje sy mediave per te pare cfare ka ndodh! Hapa syt dhe po lexoja dhe i thash vetes “edhe Donika Prela e suksesshme ne shit-blerje pronash”! Kishte blere lire, poshte cmimit te tregut dhe pas 10 muajve e kishte shitur 3 here me shtrenjte se sa e kishte blere ne rrugen “Tefta Tashko” ne Tirane, pas Ministrise se Jashtme edhe duke mos paguar tatimet! Gjeniale! I nisa menjehere mikut email, duke e orientuar te kalonte nga ajo lagjia dhe te kerkonte per te blere tek i njejti pallat! Pas tre minutave me erdhi pergjigja e mikut shkurt! “Faleminderit Flamur, por une nuk jam prokuror”! Me ngeci peshtyma! Kisha harru qe miku im, punon nga tre muaj emigrant! Cfare fati thash te jesh prokurore si Donika Prela!

#behu_prokurore_si_Prela_nuk_vuan_per_shtepi#

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here