Fruthi/ Alarmi i ISHP: Deri tani 30 raste, vaksinoni fëmijët!

0
102
Femije dhe prinder duke pritur ne rradhe per tu vizituar ne spitalin pediatrik ne Tirane. Sipas ISHP rreth 14 mije persona jane te prekur nga viruset gripale dhe 27 mije me fruth, ne vendin tone. /r/n/r/nChildren and parents waiting in line at the pediatric hospital in Tirana. According to the ISHP, about 14,000 people are affected by swine flu and 27,000 in measles in Albania.

Instituti i Sjëndetit Publik ka publikuar sot të dhënat e fundit rreth situatës së rënduar të fruthit në Shqipëri.
ISHP u ka bërë thirrje prindërve që të vaksionojnë sa më shpejt fëmijët.
Deri sot kanë shënuar 30 raste me fruth, që kanë kapur fëmijët e moshës nën 2 vjec.

Ja deklarata e plotë

Informacion i përditësuar/ Situata e fruthit në Shqipëri

Tiranë 23 Janar 2019- Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.
Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.
Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:
– Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.
– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.
– Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.
– Vaksinim i personelit shëndetësor.
– Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.
– Gjurmin dhe vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.
– Vaksinim i disa grupeve të rrezikuara.
– Vendosja e survejancës aktive në të gjithë vendin.
– Takime dhe trajnime për mjekët e familjes, institucioneve parashkollore dhe personelin infermier.
– Monitorim dhe zbatim rogoroz të legjislacionit në lidhje me vaksinimin në institucionet parashkollore dhe shkollore si dhe institucionet shëndetësore.
Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here