Standard.al

Elbasan/ Në kërkim nga policia. Gruaja lidh burrin me litar dhe arratiset…

0

Mësohet se Gentjan Llalla, 47 vjeç, është gjetur nga fqinjët në gjendje të rëndë shëndetsore. 47-vjeçari është transportuar menjëherë në spital.

Llalla është lidhur me litarë përpara disa ditëve nga bashkëshortja Merushe Llalla dhe kësisoj, ai nuk ka arritur as të ushqehet.

Ishin fqinjët, të cilët pasi kanë nuhatur një aromë të keqe nga banesa e Gentjan Llallës i janë drejtuar kësaj të fundit, ku kanë gjetur 47-vjeçarin në një gjendje mjaft kritike.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e urgjencën. Sa për bashkëshorten, e cila është larguar nga banesa, Merushe Llalla, është shpallur në kërkim nga policia.

Ende nuk dihen motivet të cilat e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi, por fqinjët e tyre të pyetur jashtë kamerës kanë thënë se çifti jeton në skamje prej vitesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.