Delegimi i kompetencave nga Rama te Cakaj/ Vjen reagimi nga Presidenti Meta…

0
108

Presidenti Ilir Meta ka komentuar mesditën e sotme vendimin e Edi Ramës për të deleguar kompetencat si ministër i Jashtëm tek Gent Cakaj.

Presidenti Meta nuk e ka komentuar vendimin.

Ja përgjigja e plotë e Presidentit  Meta:

Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here