Standard.al

Altin Dardha, i frikshmi i Beratit që ekzekutoi 300 veta dhe bëri vetëgjygjësi për të atin

0

Altin Dardha konsiderohej si nje killer me gjak te ftohte, dhe hakmarrjen ndaj vellezerve Tomorri ne Berat, e organizoi per shkak se i kishin vrare babane e tij ne qender te Beratit, duke punuar si kambist. Operacioni i ndjekjes se Dardhes, eshte drejtuar nga ish-komisari i Beratit, tashme i vrare Gani Malushi. Komisar Malushi me efektivat e tij, arriti te shpartallonte “banden e Dardhes” duke kapur te gjalle pas nje shkembimi te forte zjarri, shtetasit Agron Bilali dhe Gezim Kasemin, nderkohe qe Altin Isufi mbeti i vrare.

Detajet e asaj ngjarjeje të rëndë janë treguar në sallën e gjyqit edhe nga një punonjës policie, inspektor zone i cili tregon se aso kohe u mor peng edhe një efektiv si dhe u vra pa shkak një tjetër person gjatë arratisë së Altin Dardhës dhe personave të tjerë.

Përpara gjykatës, dëshmitari ka treguar se në datën 25 shkurt të vitit 1998 në afersi të një lokali pranë stadiumit “Tomorri”, një me shume se 100 metra larg Komisariatit te Beratit, ishte ekzekutuar shtetasi Burhan Tomori.

“Une kam qene inspektor zone. Kur ka ndodhur ngjarja, kam degjuar te shtena dhe jam nisur me nje makine te policise rrugore. Kemi ndjekur nga mbas autoret, te cilat kane qene tre ose kater veta”, ka deklaruar efektivi Musabelliu para disa vitesh në gjykatë. Me pas ai ka treguar se mbi viktimen eshte qelluar mbi 150-here me nje mitraloz te lehte, ndersa ishin vrare aksidentalisht edhe tre persona te tjere. Me pas ata ishin vene ne dijeni, se nje prej autoreve ishte vene ne pranga, per kete fakt keta ishin larguar. Sipas deshmitarit ai vete ishte plagosur, ndersa pas kesaj ngjarjeje ishte vrare shtetasi Sali Kumani, ne lagjen “Uznove”.

Si nisi lufta mes bandave

Altin Dardha ne vitin 1997, ishte nje prej personazheve me te frikshem te krimit në Berat. A. Dardha u vendos në qender te konfliktit qe shkaktoi me shume se 300 te vrare ne Berat gjate vitit 1997 jo vetem si pjese e krimit, por edhe sepse ai per shkak se ne vitin 1993 mori pjese ne vrasjen e vellait te Burhan Tomorit, banor i lagjes “Vakef” dhe ne 6 korrik 1997 organizoi vrasjen brutale dhe masakrimin deri ne ndarjen ne copa copa te vellait te madh Shefqet Tomori, ngjarje e cila degjeneroi ne shpalljen e luftes mes Altin Dardhes dhe Burhan Tomorit.Gjate vitit 1997 konflikti mes te dyve ndau Beratin ne dy pjese, sidomos pasi djemt e lagjes “Vakef” te te nofkuar tashme si banda e Burhan Tomorit qelluan dhe vrane Shkelqim Dardhen, te atin e Altinit, qe punonte si kambist ne vendin e quajtur “Axhensia” prane lokalit te Beshir Tomorit , djalit te xhaxhait te Burhan Tomorit i cili ishte shok i vjeter me Shkelqimin dhe qe te dy nuk kishin lidhje me asnje nga ngjarjet e zhvilluara mes Burhanit dhe Altinit. Altin Dardha dhe banda e tij akuzohen te kene kryer shumicen e vrasjeve te vitit 1997 ne Berat dhe rrethinat e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.