Standard.al

Alarmi nga Eduard Kukan: Tensioni Kosovë-Serbi po rrit prezencën e Rusisë në Rajon. Prishtina e Beogradi të sillen si evropianë

0

Kryetari i delegacionit BE – Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Europian Eduard Kukan foli dje për tensionet e krijuara së fundmi mes Prishtinës e Beogradit. Në intervistën e publikuar nga vetë Eduard Kukan në faqen e tij zyrtare në versionin video , marrë nga mediat e atashuara pranë Brukselit, europarlamentari thotë se nuk duhen neglizhuar rreziqet reale që vijnë nga klima e acaruar mes Kosovës e Serbisë. “Ne nuk duhet neglizojmë rreziqet qe janë atje ( Kosovë e Serbi), pasi ato janë të qarta. Ne duhet të bëjmë punën tonë pa ndodhur ende asgjë dhe pa qenë shumë vonë”.

Lidhur me veprimet e ndërmarra nga dy vendet, ku Serbia bllokoi Kosovën në Interpol e ndërkohë Prishtina vendosi 100% taksë për importet e Beogradit, Kukan tha se këto nuk janë forma se si Evropa i bën gjërat.  “Veprimet që po bëjnë si Kosova ashtu edhe Serbia, nuk janë mënyra se si Evropa i bën gjërat. Tani thuhet se do lëshojnë vetëm nëse Serbia do ti njohë ato. Të vësh ultimatume për të arritur atë që ti dëshiron është e gabuar”, u shpreh europarlamentari.

Lidhur me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, Kukan pohoi se,: “Na duhen disa zëra, jo vetëm zëra por zëra të fortë, si nga Komisioni Evropian ashtu edhe Bashkimi Evropian që duhet ti thonë se kjo është e gabuar dhe se këtë qëndrim duhet ta respektojnë”.

Ndërkohë një tjetër problematikë e madhe që vjen nga tensioni i krijuar nga marrëdhëniet e acaruara mes Kosovës e beogradit sipas Kukan është edhe rritje e prezencës ruse në Rajon.  “Ne shohim se Rusia po rrit prezencën në Rajon dhe çështjen mes Kosovës e Serbisë e shohin si një pretekst të mirë për tu përfshirë më shumë. Ne duhet të jemi shumë të qartë dhe duhet të refuzojmë idenë e përfshirjes së amerikanëve në dialog sepse kjo do i jepte pozitën Serbisë që të kërkonte edhe përfshirjen e rusëve në këtë dialog”, pohoi ai.

Në fund Kukan bëri thirrje për ta parë situatën sa më realisht. “Duhet ta shohim situatën në mënyrë sa më reale dhe të bëhemi gati për cdo gjë mund të ndodhë”, theksoi në përmbyllje të qëndrimit të tij Kryetari i delegacionit BE – Serbi.

 

*Përkthimi i intervistes ne versionin video, eskluziv nga standard.al   (Ribotimi vetem duke respektuar të drejtat e autorit) 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.