“Akt i rëndë i shkeljes së Kushtetutës”, reagimet e deputetëve të LSI, Gjosha, Malaj, Spahiu…

0
91

Akt i rëndë i shkeljes së Kushtetutës”, reagimet e deputetëve të LSI, Gjosha, Malaj, Spahiu
Delegimi që Kryeministri Rama i ka bërë Gent Cakaj në detyrën e Ministrit të jashtëm ka sjellë dhe reagimet e deputetëve te LSI, Klajda Gjosha, Nora Malaj dhe Perparim Spahiu.
Ky proces është komentuar prej tyre si shkelje e Kushtetutës dhe si akt i përpëlitjeve të fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet.
Ndërkohë nuk kanë munguar dhe ironitë në këto reagime ku qeveria Rama është krahasuar me një çorape najloni fijet e së cilës po shpërbëhen.
Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ne statusin e saj ne FB shkruan se: Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!
Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten!
Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!
Ndërkohë deputetja tjetër e LSI-së, Nora Malaj ironizoi qeverinë duke e cilësuar si një çorap najloni që po i shkëputen të gjitha fijet.
Ja reagimi i plotë i Nora Malaj ne Fb:
Qeveria -çorap dhe çorapia e najlonit! Historia e qeverisë shqiptare sot, pikërisht sot kur ndërkombëtarët flasin, shqiptarët po bërtasin është si historia e çorapeve të najlonit! Ajo është kthyer në një qeveri – çorap najloni , që po i ikin të tëra fijet dhe tashmë po behet e papërdorshme! Fija e parë i iku me protestat e Astirit! Pastaj i iku fija tjetër me shpejtësi marramendëse, me protestat e minatorëve . Tashmë i kanë ikur një sërë fijesh , me protestat e studentëve dhe pedagogëve! Disa fije po i ikin me shpejtësi se nuk mundet më të vazhdoj me sistemin PPP dhe së fundmi, ajo që i vë vulën është papërgjegjshmëria institucionale me aktin e fundit të shkeljes kushtetuese nga KM. Po tani? Ka veshur çorape që i kanë ikur fijet të tëra. Në vend ka pllakosur drama kombëtare, ikja masive. Papunësia ( harroji hapjet e vendeve të punës), pasiguria ( numri më i lartë i vjedhjeve dhe vrasjeve në këtë fillim viti), ekonomia (shkatërrim total, pastrim parash dhe tendera korruptiv, punësimi (kjo tashmë është fjale e huaj në Shqipëri. Bllokimi dhe izolimi i jetës dhe ajo që i vë kapak gjuetia e shtrigave, duke paralizuar jetën ekonomike, sociale, duke e çuar atë në luftë për mbijetese! Tashmë dhe fija e fundit e çorapeve- qeveria po ikën. E bashkë me të tanimë nuk ngelet gjë tjetër, vetëm se kjo qeveri- çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur në koshin e plehrave, pasi as si element riciklues nuk vlen më ! Është kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë po edhe atë të Rajonit!
Ndërkohë një tjetër reagim ka ardhur dhe nga deputeti Përparim Spahiu i cili shprehet se për aktin e fundit të Kryeministri Rama ka vetëm një shpjegim, një sjellje si në pronë private.
Reagimi i plotë: i Spahiut:
“Vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i KM-s, sjellje si në pronë private.
Sjellje që e ka demonstruar që ditën e parë të ardhjes në pushtet.
Shitje, dhurim apo delegim, quajeni si të doni.
Kushtetuta???
Kush pyet!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here