1 ton drogë në gomone. Bie në pranga…

0
138

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në lidhje me 1 ton drogë të zbuluar një ditë më parë në grykëderdhjen e Vjosës në Fier.

Burime zyrtare nga policia thanë se dy personat e arrestuar janë pronarët e drogës së gjetur në gomone.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit,  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me  Prokurorinë për  Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e  hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë  poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here