Vëllai i Igli dhe Auron Tares emërohet në portin e Durrësit!!! Hetimet nxorrën se…

0
126

Menjëherë pas shkarkimit të Afrim Bakajt nga posti i drejtorit i portit të Durrësit, është gjetur dhe zëvendësi i tij, ai do të jetë Agron Tare, i njohur ndryshe dhe me emrin Genti.

Agron Tare nuk është një emër i panjohur pasi ai ka pasur së fundit detyrën e rëndësishme si konsull i Shqipërisë në Stamboll, dhe njëherësh është vëllai i Igli dhe Auron Tares.

Emri i tij është përmendur dhe në hetimet e antimafias italiane për kompanitë e basteve sportive që operojnë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Hetimet mbi një grup kriminal italian të basteve ilegale nxorën një mafioz që negocionte me vëllain e ish-kapitenit të kombëtares për t’i blerë aksionet e kompanisë. Megjithatë drejtësia italiane nuk ka ngritur asnjë akuzë.

E megjithatë kjo nuk e ka penguar ministren Belinda Balluku dhe kryeminisrin Edi Rama që ti besojnë postin e rëndësishëm.

Shkarkimi i Bakajt:

Afrim Bakaj mbante postin e drejtorit që nga shkurti i vitit të shkuar, ndërkohë që më herët ka qenë kreu i AKU-së.

Vëtë Bakaj në një prononcim për mediat e konfirmoi kërkesën e ardhur nga Ministrja Belinda Balluku për ta shkarkuar nga ky funksion.

“Është e vërtetë që ka ardhur urdhri i shkarkimit nga posti i Drejtorit të Portit të Durrësit, Ky vendim më është komunikuar sot dhe pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues”, tha Bakaj për mediat.

Ndërkohë Afrim Bakaj nuk do largohet përfundimisht nga ky institucion, por do të kalojë në postin e nëndrejtorit.

Me ardhjen në detyrë të Ministres Balluku janë larguar nga detyra dhe drejtori i OST-së Klodian Gradeci, si dhe kreu i ARRSH-së Afrim Qendro

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here