Spahiu: Rama si Ministër i Jashtëm do të jetë dështim i radhës

0
116

Në një intervistë për televizionin Fax News, Përparim Spahiu u shpreh se Edi Rama nuk e njeh politikën e jashtme dhe absolutisht do të jetë dështimi i radhës.

“Mbase nga që ka kohë që nuk ia varin të huajt  dhe po shfrytëzon këtë mundësi për tu afruar me ta,” – tha Spahiu midis të tjerave.

Sa i përket debatit të fundit të Presidentit dhe Kryeministrit Spahiu tha se ky rast tregoi rëndësinë që ka dertyra e kreut të shtetit.

Spahiu tha se LSI është në një linjë në Partinë Demokratike dhe janë  afër një marrëveshje për sa i përket koalicionit për hyrjen në zgjedhjet lokale që sipas tij më e mira do të ishte që të bëheshin dy palë zgjedhje njëherësh edhe ato vendore edhe ato qëndrore.

“Gjithashtu jemi në një linjë me PD-në edhe sa i përket paralajmërimit të protestave të cilat do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Shqipëria e ka vuajtur mjaft sistemin parti-shtet dhe ka ardhur koha të heqim dorë duke iu dhënë mundësinë edhe partive të vogla që të bëhen pjesë e vendimmarrjes”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here