Standard.al

Lorik Cana elozhe për Dardanët…

0

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, në një intervistë për RTV Dukagjinin është shprehur se përfaqësuesja e Kosovës ka dobësuar atë të Shqipërisë.

Ai shtoi se Christian Panucci e mori drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në një kohë të vështirë, por gjykimi përfundimtar ndaj italianit, thekson Cana, do të bëhet pas fazës kualifikuese të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Gjithashtu Cana thuri lavde për Kombëtaren e Kosovës. Sipas tij, Kosova  ka arritur në një kohë të shkurtër meritat, që Shqipëria s’i ka arritur për 80 vite.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vjet”, tha Lorik Cana.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.