Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori?! Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz?

0
100

Nga fjala e djeshme e Lulzim Bashës në parlament, për ministrat e rinj të qeverisë “Rama”:

Tani, i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të Partisë Socialiste, kundërshtarit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre?

A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? i njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen? (i drejtohet kryeministrit Rama) Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit.

Kush janë këta? Nga i mori? Nga i nxori? Për çfarë i nxori?

Zonja, anëtare të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta njerëz? A ju përfaqësojnë ju? Apo përfaqësojnë vetëm xhepat, kontot bankare dhe paktet e zeza të Edi Ramës me një grusht oligarkësh? Ata i kanë miratuar. Ata ja kanë sjellë. Pazaret e milionave. 20 milionë euro kilometri te Unaza. Këta jua kanë sjellë, që ky të vazhdojë të firmosë për çdo gjë, pa e penguar njeri.

Në fakt atë bëntë edhe më përpara, por këta kishin njëfarë profile politik, kanë bërë beteja politike, kanë ndjekësit e tyre. Padyshim treçereku i tyre duhet të shkojnë për ndjekje penale, ska diskutim. Dhe pot ë shkojnë për ndjekje penale në një drejtësi të pakapur, e dinë mirë se çfarë i pret, por kjo është një çështje tjetër, mos ti konfondojmë të gjitha bashkë.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here