Standard.al

Klasat e fakultetit kthehen në zyra të ministrisë/ Shpërthejnë studentët…

0

Studentët prej javësh janë në protestë për kushte më të mira në fakultete si dhe për uljen e tarifave. Shembullin më të mirë se si trajtohen studentët në vendin tonë e tregon ajo që ka ndodhur në Fakultetin e Gjeologji-Minierave. Studentët denoncojnë kushtet në të cilat studiojnë si edhe për diferencën që ekziston brenda të njëjtës godinë pasi aty ndodhen edhe disa zyra të Ministrisë së Drejtësisë.

“Disa klasa të fakultetit shërbejnë për zyra të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë vendosur që në vitin 2014 mos më parë. I kemi dërguar një kërkesë për bojkotin dekanit të fakultetit për kushtet në të cilat ndodhet fakulteti  pasi është një gjendje  skandaloze, ndërkohë që në të njëjtën godinë ka diferencë midis kushteve të zyrave të punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë me ato të studentëve pasi ata qëndrojnë në zyra luksoze më kondicioner”.

Sipas studentëve gjendja e laboratorëve të fakultetit është mizerabël. “Loboratorët janë në një situatë alarmante dhe rrezikojnë realisht jetën dhe shëndetin e studentëve. Besoj shumë se këto kërkesa do të realizohen dhe të mos humbim më orë mësimi për shkak të tekave të këtyre politikanëve që kanë 28 që po na e marrin shpirtin”.

Të rinjtë u shprehën se për momentin janë vetëm dy klasa që po zhvillojnë mësim por me pak studentë brenda pasi sipas tyre edhe ata janë të masterit pasi janë në fund të studimeve dhe duan ta mbyllin sa më shpejt fazën e studimeve.

“Nuk është në favorin e askujt që të shtyhet ky bojkot pasi do të kishte probleme organizative dhe financiare më pas. Qeveria është në panik, por nëse më përpara e shfaqte hapur tani është në panik të nëndheshëm duke dërguar mesazhe kërcënuese ndaj studentëve, pedagogëve dhe drejtuesve të fakulteteve”,  

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.