Gjosha: Integrimi prioritet madhor, Rama pengesë që ka zgjedhur axhendën e memeve…

0
96

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në në një dalje për mediat ka komentuar aktivitetin ku ishte i pranishëm ambasadori i BE-së , Luigi Soreca, i cili u bëri thirrje partive politike për dialog dhe konsensus për antarësimin në BE.

“Desha t’i bëj thirrje partive politike që Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur për sa i përket antarësimit në BE. Është e qartë që për shqiptarët që BE është objekti madhor, por pengesë është kryeministri që ka zgjedhur axhendën e memeve . Çdo parti të dalë para interesave politike të vërë atë vendit”, u shpreh ajo.

Ja deklaratë e plotë për mediat e deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha

Jam sot këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për një çështje madhore, prioritetin e çdo prioriteti që është procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga deklaratat e komisionerit Hahn, si dhe nga mesazhett e rëndësishme të dhëna sot gjatë ceremonisë së Presidencës rumune nga ambasadori i delegacionit evropian në Shqipëri, Z. Sorecca për dialog konstruktiv mes partive për reformat kyçe, dëshiroj ti bëj thirrje të gjitha palëve politike, se Shqipëria nuk ka më asnjë moment për humbur për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik, siç është procesi i integrimit europian.

Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç është shprehur edhe nëpërmjet rezolutës që u miratua në Konventën Kombëtare, është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo shqiptari. Sfidat që kemi përpara nesh, si vazhdimësia e Reformës në Drejtësi me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përgjithshme, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ngritjen e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit, Reforma Zgjedhore dhe eliminimin e shitblerjes së votës, kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë.

Konstatojmë se Kryeministri i Shqipërisë, ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut, ka zgjedhur provokimin në vend të komunikimit dhe interesat dhe prioritet të tjera dhe jo ato evropiane dhe euroatlantike.

Është e qartë për të gjitha shqiptarët që procesi i integrimit europian dhe objektivi madhor i çeljes së negociatave kanë vetëm një pengesë që është Kryeministri, i cili ka zgjedhur në vend të platformave dhe objektivave të integrimit, gjuhën e memeve vulgare.

LSI do vazhdojë me këmbëngulje të pandryshuar të mbështesë vetëm një axhendë, atë të integrimit europian dhe të refuzojë axhenda të tjera të errëta.

Sot është dita që çdo politikan, çdo parti politike qoftë opozitë apo qeveri, të dalë mbi interesat e ngushta dhe të vërë përpara çdo gjëje të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me Europën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here