Erisa Xhixho: Protesta popullore të pandalshme deri në rrëzimin e Kryeministrit Rama

0
143
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, në një intervistë për ‘Ora News’ tha se protestat e opozitës do të jenë të pandalshme deri në rrëzimin e kryeministrit Rama, i cili është përgjegjësi kryesor për varfërinë e vendit, rritjen e taksave,  kanibizimi, dhe largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. “Protesta popullore të pandalshme deri ne rrëzimin e kryeministrit Rama si përgjegjësi kryesor i kanabizimit të vendit, varfërisë dhe rritjes së taksave, kriminalitetit të politikës shqiptare, dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi”, tha Xhixho. Ajo shtoi se vendi ka nevojë për krijimin e një qeverie kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe për ecjen përpara të procesit të integrimit europian. Duke folur për negociatat, Xhixho theksoi se LSI ka angazhimin maksimal për hapjen e tyre. “LSI ka angazhim maksimal dhe do bëjë çdo gjë për të mundësuar hapjen e negociatave në qershor, si e vetmja mënyrë për ndërtimin e shtetit ligjor dhe kontroll më të madh të BE ndaj vendit tonë. Sot, çdo njeri ka arsye për të protestuar ndaj premtimeve të pa mbajtura të qeverisë, e cila premtoi 300 mijë vende pune, por mbi 400 mijë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit. Premtoj uljen e korrupsionit, por vetë DASH në raportet e saj thotë qartë që korrupsioni është në çdo qelizë të administratës. Premtoi përgjysmim të TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës, por çmimet janë rritur, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët. LSI dhe opozita do vijnë me një alternative konkrete, të besueshme, e cila ka fokus zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe uljen e taksave”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e saj, Erisa Xhixho. Ndërkohë, duke folur për protestën e studentëve, Erisa Xhixho u shpreh: “Protesta e studentëve është një mesazh që mazhoranca të lërë propagandën dhe shohë realitetin e varfërisë së familjeve shqiptare. VKM e nxjerra cenojnë autonominë universitare dhe janë antikushtetuese, ndaj duhen shfuqizuar sa më parë”, tha Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho. 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here